• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rehabilitimi i kolaboracionistëve, njollë turpi për qeverinë Kurti

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Rehabilitimi i kolaboracionistëve, njollë turpi për qeverinë Kurti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Albin Kurti rrezikon të bjerë pre e lehtësisë së politikave ditore që përdhosin rëndë memorien historike. Qeveria e tij, ose më mirë Ministria e Kulturës së Kosovës, ka përkrahur idenë, për të rikonstruktuar shtëpinë e kriminelit dhe kolaboracionistit Xhafer Deva, në qendrën historike të Mitrovicës, duke hedhur kështu një hap drejt rehabilitimit të njërës prej figurave më të erëta të luftës së dytë botërore.





Më të drejtë ambasadori gjerman në Prishtinë u shpreh i shqetësuar për daljen në sipërfaqe të një simboli të krimeve naziste, duke mos lënë asnjë ekuivok që reket ta maskojë këtë akt të retushimit të së shkuarës, përmes vlerave historike apo arkitekturore të një godine të fillim shekullit të kaluar.

Vendimi i qeverisë së Kosovës është i rëndë sepse ai u jep hov zërave që e përshkruajnë këtë bashkëpuntor të nazistëve si një mbrojtës të kufijve të Shqipërisë së madhe, si një themelues të lidhjes së dytë të Prizrenit, si një luftëtar partiot kundër sllavo-komunistëve, klishe që mund të shërbejnë si tema të politikës në kontekstin aktual.

Por, në këtë pikë historia është e pamëshirshme. Xhafer Deva është nje personazh i errët. Ai ka qenë ministër i brendëshëm i qeverisë kuislinge të Tiranës, themelues i divizionit famëkeq “Skëndërbeg”, që u ngrit me miratimin e drejtpërdrejtë të Hitlerit. Ai luftoi përkrah gjermanëve dhe u ndihmua të dilte nga Shqipëria për të shpëtuar kokën, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të pushtuesve. Njolla më e madhe e këtij krimineli lufte, filozofia makabre e të cilit qe: “gjaku don gjak dhe terrori terror”, është vrasja e 84 banorëve të Tiranës, shumica qytetarë të thjeshtë, gjatë masakrës së 4 shkurtit 1944.

Figura e Xhafer Devevës nuk mund të shpëtohet as nga disa pseudo teorite që gëluan rëndom pas rënies së Murit të Berlinit dhe që mëtonin ti justifikonin bashkëpunëtorët e fuqive të boshtit me prirjen e tyre për të luftuar komunizmin dhe për të penguar rënien e vendit nën zgjedhën bolshevike. Në librin e tij “Shqipëria gjatë luftës 1939-1944”, historiani i ftohtë dhe skrupuloz, Bernd Fisher, dëshmon se ministri i brendëshëm Deva ishte thjeshtë një pazarxhi parimesh që i merrte para komunistëve të arrestuar për ti nxjerrë nga qelia. Ai tregon gjithashtu se njësitë e divizionit Skënderbg, morrën një nam shumë të keq, pasi në vend që të luftonin kundër antifashistëve, ata më shumë “përdhunonin, plaçkisnin dhe vrisnin me gjak të ftohtë”.

As alibia se këto trupa do të shërbenin si ushtarë të mbrojtjes së “Shqipërisë së madhe” nuk ka bazë. Rreth 1200 bashibozukët që Xhafer Deva solli në fund të dhjetorit 1943 nga Mitrovica në Tiranë, më shumë sesa si patriotë u sollën si kusarë. Kjo e bëri komandantin gjerman të divizionit SS Skënderbg, August Schmidhuber, të thoshte me hidhërim: “shqiptarët hidhen në sulm, vetëm kur ka diçka për të vjedhur”.

Pra, shkurt, Xhafer Deva ka qenë një kriminel pa parime dhe etiketa e vetme që i shkon atij është ajo e një bashkëpunëtori të nazistëve.

Pikërisht për këtë, përdorimi i figurës së tij sot, përpjekja për të luajtur me shtëpinë në qendër të qytetit simbol të Mitrovicës, evokimi i një patriotizmi të paqenë, janë sa të liga e sharlataneske, po aq dhe anti produktive. Ato janë ku e ku më keq, sesa rahabilitimi që kryeministri shqiptar, Edi Rama i bëri një tjetër kolaboracionisti, të provuar, Mit’hat Frashërit.

Por, në rastin e qeveisë së Vetvendosjes, që pretendon se është trashëgimtare e vlerave antifshiste të së majtës, gafa është edhe më e rëndë. Në këtë rast, duket sikur parimet dhe idealet universale të një force politike qeverisëse janë përdhosur nga sirenat e gënjeshtërta të një patriotizmi fast-food, sikur lufta vëllavrasëse kundër shqiptarëve, duhet sfumuar para llafollogjisë që, një tip si Xhafer Deva, ka përdorur kundër sllavo-komunistëve.

Kësaj zgjedhjeje dritëshkurtër, që duket sikur i shërben interesave të aty përatyshme të momentit, i duhet dhënë fund. As duke u fshehur pas traditës dhe arkitekturës, as duke pretenduar se projektin e ka gjetur të gatshëm, qeveria e Albin Kurtit nuk e ka luksin të japë qoftë edhe sinjalin më të vogël të rehabilitimit të Xhafer Devës. Çdo përpjekje në këtë kah, është një njollë turpi mbi fytyrën e saj ende të papërlyer. Çdo demarsh për marrjen nën sqetull të pseudo patriotëve, që s’janë asgjë tjetër përpos se kriminelë, e rënon kauzën e saj reale.

Mitrovica e vjetër është më e bukur me atë ndërtesë të rënuar, sesa me një godinë që do të evokojë kujtimin e një idhtari të Hitlerit. Kosova dhe Shqipëria do të jenë më të mira nëse nuk do të bëhen pre e kujtimit të atyre, që vrasjet i veshën me petkun e një nacionalizmi të rremë.

Pas

Bënte “kërdinë” në Tiranë/ Hapte bravat me çelës të kopjuar, arrestohet ‘skifteri’ 21-vjeçar (VIDEO)

Para

“Më bëri gjilpërë” Një ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten, zbardhet dëshmia e Petrit Manajt

Para
“Më bëri gjilpërë” Një ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten, zbardhet dëshmia e Petrit Manajt

“Më bëri gjilpërë” Një ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten, zbardhet dëshmia e Petrit Manajt

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar