Pas disa javësh mungesë për shkak të gjendjes së saj emocionale, Beatrix Ramosaj është pjesë e prime-t të kësaj të marte në Big Brother VIP.
Këngëtarja tha se ishte shumë mirë, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.
“Produksioni më ka qëndruar shumë afër, por ja jam shumë mirë. U përulem të gjithëve për mbështetjen, nuk e kam pritur, jam shumë e lumtur. Gjysmën time e kam aty brenda. Unë në fakt jam një njeri që i marr me ritëm të ngadaltë gjërat. Ndjej akoma edhe më shumë për Donaldin”, tha Beatrix.