Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ndërsa reshje lokalisht të dobëta në qarqet e tjerë.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 10 / 12 °C, në vendet e ulëta 9 / 13 °C dhe në vendet malore 3 / 9 °C.