Klientët do të na jenë besnikë, deri kur… një konkurrent tjetër t’u ofrojë një shërbim më të mirë!
Kjo është një thënie e Jeff Bezos, që “Bloomberg Billionaires Index” e ka renditur si njeriun më të pasur në botë me një pasuri prej 142 miliardë dollarësh.
Themeluesi dhe CEO i Amazon, ka zbuluar burimin e frymëzimit të tij të përditshëm, një thënie që e ka shumë për zemër, si dhe një pyetje që sugjeron që t’ia bëni vetes, para se të merrni një vendim…
Le t’i shohim të dyja!
1. Thënia që mban në derën e frigoriferit
Ai mban një thënie të printuar në frigoriferin e tij, një poemë të Ralph ëaldo Emerson, të cilin e postoi në Tëitter majin e këtij viti.
“E dashuroj këtë thënie.
Ka qenë prej vitesh në frigoriferin tim, dhe unë shoh sa herë hap derën”, shkruan Bezos, ndërsa ka postuar edhe foton.
Thënia është kjo:
“Të qeshësh shpesh dhe shumë;
të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve;
të fitosh vlerësimin e kritikëve të ndershëm dhe të durosh tradhtinë e shokëve falsë;
ta vlerësosh bukurinë, të gjesh më të mirën te të tjerët;
ta lësh botën pak më të mirë seç ishte, qoftë kjo me një fëmijë të shëndetshëm, një kopsht të punuar, ose një rrethanë sociale të shpenguar;
ta kesh bërë dikë të bëjë një jetë pa vuajtje vetëm sepse ti ke qenë aty.
Kjo do të thotë që jeta jote ka qenë e suksesshme. – Ralph Waldo Emerson.”
2. Jeff Bezos: “Përpara se të merrni vendime, bëjini vetes këtë pyetje.”
Ne gjithmonë mendojmë para se të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm, kur nisim një biznes, ndërrojmë punë, apo edhe para se të ndryshojmë modelin e flokëve.
Ne mendojmë se sa do të pendohemi përpara se të bëjmë atë që duam të bëjmë.
Por kur kthejmë kokën pas, shohim se gjërat për të cilat pendohemi më shumë janë ato që nuk kemi bërë.
Për gjërat që kemi bërë nuk shqetësohemi shumë, edhe nëse i kemi bërë gabim sigurisht që do t’i rregullojmë gjatë kohës.
Ne pendohemi më shumë për momentet kur nuk kemi guxuar për veten tonë.
Jeff Bezos na vjen në ndihmë me një pyetje të thjesht që duhet ti bëni vetes para se të merrni vendime:
“Çfarë thotë zemra?”
Dy fjalët më zhgënjyese që mund t’i thoni vetes janë: “Ah, sikur…”
Mendoni për diçka që e ëndërronit para pesë apo 10 viteve, por nuk arritët ta bëni dhe mendoni se sa të lumtur do të ishit sot nëse do ta kishit realizuar atë.
Mendoni për të gjitha momentet që keni çuar dëm vetëm nga “frika” për të guxuar.
Ndoshta do t’ju duhej të rrezikonit, por sot do të ishit krenarë.
Ju nuk vepruat sepse ndiheshit rehat.
Por nuk duhet të harroni asnjëherë se komforti është armiku i zhvillimit (përmirësimit).
Ndoshta Bezos e ka të lehtë t’ja bëjë vetes këtë pyetje, por të ndjekësh zemrën nuk është aq e lehtë.
Sa herë të të shkojë në mendje të dorëzohesh, shiko këtë: (Jeff Bezos në zyrën e tij në vitin 1999)
Historia e njeriut më të pasur në botë, nis kështu: Ai ishte një punonjës i thjeshtë, i apasionuar pas asaj që bënte.
Në një moment të caktuar ai shpreh dëshirën tek shefi i tij për të nisur një librari online.
Gruaja e tij ishte e para që e mbështeti, ndërsa shefi e bëri të mendonte: “
Duket një ide e mirë, por do të funksiononte më shumë për dikë, që nuk e ka një punë kaq të mirë sa kjo e jotja.”
Gjëja që shtyn Bezos të vërë në zbatim idetë e tij është projektimi i vetes pas 80 vitesh.
“Kur të jem 80 vjeç, unë nuk dua të pendohem për shumë gjëra që nuk kam bërë.
Prandaj unë zgjedh të veproj duke pyetur zemrën,” është shprehur shpesh ai.
Të jesh i guximshëm nuk do të thotë të mos kesh frikë, në fakt është e kundërta.
Njerëzit e guximshëm nuk janë të patrembur; ata thjesht kanë gjetur diçka që ka më shumë rëndësi sesa frika.
E zëmë se ju keni frikë të krijoni një biznes.
Gjeni një arsye që është më e rëndësishme: krijimi i një të ardhmeje më të mirë për familjen tuaj, dëshira për të bërë një ndryshim konkret, ose shpresa për një jetë më të dobishme dhe të më të mirë.
Pasi të keni gjetur një domethënie më të madhe, gjithashtu gjeni guximin.
Shikojeni frikën jo si diçka për t’u frikësuar, por si diçka për t’u kapërcyer./ Shkollaesuksesit.com