Anaid Kaloti është fituesi i edicionit të 6-të të “Big Brother” në Shqipëri.
Ai zgjedh të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke komentuar ngjarjet dhe dinamikat e këtij sezoni ku konkurentë janë personazhet VIP.
Së fundmi ai po zhvillonte një video live në rrjetin social Tik-Tok së bashku me ish-banorët Ardit Çuni dhe Kledi Hysa, dhe ish-fituesin e Big Brother 8, Vesel Kurishaj. Gjatë bisedës Anaid Kloti ka folur rreth moderatores së programit Arbana Osmanit.
Ai u shpreh se ajo “kërkon të bëjë çifte me zor” dhe të krijojë trauma në familje. Ish-banori shtoi se moderatoja nuk dërgon të vërtetën në shtëpi, duke e lidhur deklaratën me shumë ngjarje të ndodhura brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
“Në qoftë se mua Arbana nuk më sheh dot me sy, që unë kam dhënë 100 ditë nga jeta ime në atë shtëpi dhe kam shkuar në Top Channel sa herë që më kanë thirrut me makinën time, me shpenzimet e mija, unë këtë nuk ia quaj si atribut Arbanës, ia quaj Top Channelit. Mua për Arbanën nuk më rr***t fare, më kupton, se Arbana kërkon të bëjë çifte me zor, unë nuk jam mësuar të bëj çifte me zor, dhe as të ndaj çifte me zor për ti çuar njerëzit me trauma në shtëpi. Nëse do ta dish unë jam mësuar duke ju çuar njerëzve në shtëpi aq gëzim sa kam mundësi. Kur nuk kam mundësi të çoj gëzim, çoj të vërtetën. Arbana Osmani nuk dërgon të vërtetën,” u shpreh ai gjatë bisedës.