• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndryshojnë sërish shifrat/ Ministria e konfirmon: Ja sa viktima dhe të infektuar ka nga pandemia

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Ndryshojnë sërish shifrat/ Ministria e konfirmon: Ja sa viktima dhe të infektuar ka nga pandemia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shifrat nga pandemia në vendin tonë kanë pësuar ulje.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 251 raste të reja, nga 1766 testime të kryera në total.





Aktualisht në të gjithë vendin janë 12,606 pacientë aktivë me COVID19. Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 7 qytetarë.

Në spitalet COVID janë të shtruar 126 pacientë, prej të cilëve, 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 251 qytetarë, në këto bashki:

113 në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnje, 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës.

Janë 12,606 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Himara 65 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 251
Të shëruar në 24 orë 1246
Të shtruar në spitale 126
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1766
Testime totale 1,695,141
Raste pozitive 264,875
Raste të shëruara 248,882
Raste Aktive 12,606
Humbje jete 3,387

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4887
Fier 1596
Shkodër 1347
Vlorë 856
Elbasan 832
Gjirokastër 765
Berat 668
Lezhë 501
Korçë 459
Durrës 326
Kukës 265
Dibër 104

Pas

“Gramoz Ruçi më ka mësuar një rregull” Çudit Taulant Balla: Kam filluar ta zbatoj çdo ditë

Para

“Kuvendi shkeli Kushtetutën 13 herë” Meta iu drejtua Prokurorisë, flet këshilltari: Ja manipulimi me shkresën

Para
“Kuvendi shkeli Kushtetutën 13 herë” Meta iu drejtua Prokurorisë, flet këshilltari: Ja manipulimi me shkresën

“Kuvendi shkeli Kushtetutën 13 herë” Meta iu drejtua Prokurorisë, flet këshilltari: Ja manipulimi me shkresën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Biznese që mund t’i filloni me pak para

nga Fast News
09:00 | 11/09/2025
0

Recent News

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025
Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

10:00 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar