• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Martesat fiktive për letra angleze/ Ministri Manja kallëzon në Prokurori punonjëset e gjendjes civile

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Martesat fiktive për letra angleze/ Ministri Manja kallëzon në Prokurori punonjëset e gjendjes civile
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka denoncuar katër raste të verifikuara nga Drejtoria Antikorrupsion.

Gjatë një deklaratë për mediat, ai deklaroi se punonjës të institucioneve shtetërore janë kallëzuar në Prokurori për shkelje të ligjit.





Sipas Manjës punonjës të gjendjes civile në Tiranë janë kallëzuar për 2 raste të ndryshme për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë për martesa fiktive për letra angleze.

Është depozituar kallëzim në prokurori edhe për drejtoreshën e Tatimeve Durrës, pasi u hakmor ndaj një biznesi që ishte ankuar dhe e gjobiti biznesin me 33 milionë lekë.

Po ashtu, është paditur edhe drejtori Rajonal i Zonave të Mbrojturave, përgjegjësi dhe specialisti, pasi deklaruan se ekzistonte një godinë brenda një parku kombëtar, ndërkohë që godinë nuk kishte.

DEKLARATA E PLOTE

Ashtu si ju premtova, çdo dy javë, të martave, do të jem përpara jush për të komunikuar mbi disa nga punët e drejtorisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Rastet e sotme do t’I nis me zyrtarë të gjendjes civile këtu në Tiranë.

Rasti i parë i përket B.H, e cila ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosur në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Në procesverbalin e formuluar nga zonja, bashkëshorti që në fakt ndodhej në burg ne Itali, figuron si I pranishëm këtu në Tiranë. Puna e Drejtorisë Antikorrupsion ka nisur pasi zonja që figuron bashkëshorte, ka bërë një ankesë për zhbllokimin e dokumentave biometrikë. Pas kësaj ankese, nga speciliastët e drejtorisë sonë ka nisur hetimi që ka rezultuar në këtë falsifikim kundrejt shpërblimit nën dorë. Kemi bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumentash nga punonjësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre.

Rasti i dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile këtu në Tiranë. Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumentave nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Zonjat në fjalë, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa. Janë ato martesat për të cilat ju keni dëgjuar, pra rëndom quhen për të marrë dokumentat angleze. Sepse këto martesa dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt këtyre punonjësve. Pas verifikimeve që kanë bërë specialistët e Drejtorisë së Antikorrupsionit, çështja është kallëzuar në Prokurori.

Rasti I tretë ka të bëjë me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një godinë gjigande, me funksion bar-restorant, e ngritur brenda një parku të mbrojtur kombëtar, nuk rezulton si ekzistuese. Të paktën kështu e kanë referuar Drejtori rajonal I zonave të mbrojtura, përgjegjesi i sektorit dhe specialisti në raportin e tyre për vitin 2021: Pra në parkun kombëtar nuk ka asnjë lloj ndërtimi. Në adresën e njësisë Anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka ardhur një ankesë, duke vënë në lëvizje specialistët tanë, hetim I cili ka konkluduar me kallëzim në prokurori për këta persona për shpërdorim detyre si dhe në kërkesën për fillimin e ecurisë disiplinore për masën shkarkim nga detyra.

Rasti i fundit që kam menduar të ndaj me ju sot i përket Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës. Kemi rekomanduar tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fillimin e ecurisë disiplinore për Drejtoreshën Rajonale të Tatimeve Durrës D.T, Përgjegjësin e Sektorit D.XH dhe inspektorin B.L. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë gjobitur pa kontroll fizik, pra nga zyra, me një shumë 10 milionë lekësh një subjekt në Qerret. Subjekti, me të drejtë, pas këtij veprimi ka kërkuar të drejtën e tij duke u ankuar edhe në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Pasi specialistët tanë kanë nisur verifikimet, nga tre të lartpërmendurit ka mbërritur ajo që unë po e quaj hakmarrje ndaj subjektit; sërish pa asnjë kontroll fizik, nga zyra, I kanë vënë një tjetër gjobë prej 33 milionë lekësh. Një abuzim I pastër, arrogant madje me pozicionin e besuar nga shteti për t’i shërbyer qytetarëve.

Në përfundim dua të theksoj, se puna e Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion, megjithëse në pak kohë, ka dhënë rezultate të mira. Janë me dhjetëra e dhjetëra dosje e denoncime që po përpunohen nga specialistët tanë, e për të cilat ju do të viheni në dijeani herë pas here, ndërkohë që mendoj se një herë në muaj, të organizojmë së bashku me gazetarët një tryezë me përmbledhjen e punës së Drejtorisë Antikorrupsion.

Pas

“Kush je ti mor maskara, ndyrësirë” Degradon situata mes të ftuarve, shokohet Arian Çani: Kërko falje publike (VIDEO)

Para

Nuk vrau veten/ Ngjarja e rëndë në Fier merr një tjetër kthesë, gruaja u godit 6 herë me thikë në gjoks

Para
Nuk vrau veten/ Ngjarja e rëndë në Fier merr një tjetër kthesë, gruaja u godit 6 herë me thikë në gjoks

Nuk vrau veten/ Ngjarja e rëndë në Fier merr një tjetër kthesë, gruaja u godit 6 herë me thikë në gjoks

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar