• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Mari Kyri, kush ishte shkencëtarja e vetme që ka fituar 2 Çmime Nobel në disiplina të ndryshme

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Mari Kyri, kush ishte shkencëtarja e vetme që ka fituar 2 Çmime Nobel në disiplina të ndryshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

E lindur në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë në vitin 1867, Mari Kyri u rrit në një botë ku shkenca ishte një domen i burrave. Por kjo gjë nuk e pengoi atë arsimohej në një universitet ilegal; të bënte zbulime novatore me bashkëshortin e saj, Pier; dhe të fitonte Çmimin Nobelnë dy shkenca të veçanta. Nga puna e saj mbi radioaktivitetin, deri tek vdekja me gjasë për shkak të rrezatimit, ja çfarë duhet të dini mbi shkencëtaren e parë grua të famshme në botë:

Studioi në një universitet polak ilegal që pranonte femra



Para se Mari Kyri (e lindur si Maria Sklodovska) të ishte një shkencëtare e famshme, ajo ishte studente në Universitetin Fluturues në Poloni. Pasi mbaroi shkollën e mesme, Kyri donte të ndiqte arsimin e lartë në Universitetin e Varshavës. Por ajo zbuloi se në Poloninë e shekullit XIX, ishte e paligjshme që gratë të shkonin në universitet.

Në vend të kësaj, ajo u regjistrua në Universitetin Fluturues, një institucion ilegal që pranonte studente femra, dhe që jepte mësime me një frymëzim të fortë atdhetar, të cilat ishin tëdiskutueshme në shtetin e kontrolluar nga Rusia. Ai u quajt Universiteti Fluturues, pasi klasat ndryshonin vazhdimisht vendndodhje, për t’iu shmangur gjurmimit nga autoritetet.

Zbuloi elementët radioaktivë të radiumit dhe poloniumit

Dy nga elementët e tabelës periodike, i detyrohen Mari Kyri për zbulimin e tyre. I pari është poloniumi. Maria dhe bashkëshorti i saj, Pier Kyri, e zbuluan ndërsa po kërkonin origjinën  radioaktivitetit në mineralin e pasur me uranium, të quajtur “pitchblende”.

Në një artikull të vitit 1898 mbi punën e tyre, Mari sugjeroi emrin polonium, si një homazh për vendin e saj të lindjes, Poloninë. Elementi i dytë që identifikoi Mari Kyri ishte radiumi. Ajo e bëri këtë zbulim me burrin e saj në të njëjtin vit kur zbuluan edhe poloniumin.

Kyri fitoi Çmimin Nobel në Fizikë dhe Kimi

Shumë shkencëtarë ëndërrojnë të fitojnë një çmim Nobel. Mari Kyri mbetet një nga të paktëtshkencëtarë, që ka marrë më shumë se një çmim. Në vitin 1903, ajo ndau Çmimin Nobel në Fizikë me bashkëshortin e saj Pier, dhe fizikanin Henri Bekerel, për punën e tyre mbi radioaktivitetin.

Ajo ishte gruaja e parë që e mori medaljen në shtëpinë e saj. Ajo hyri sërish në histori në vitin 1911, kur fitoi çmimin e dytë Nobel – këtë herë në kimi – që iu dha për “njohjen e shërbimeve të saj në zhvillimin e kimisë nga zbulimin e elementeve radium dhe polonium, nga izolimi i radiumit, dhe studimi i natyrës dhe përbërjes të këtij elementi të shquar”. Deri më sot, MariKyri mbetet personi i vetëm që ka fituar Çmime Nobel në dy shkenca të ndryshme.

Mari Kyri dhe bashkëshorti i saj, Pier Kyri, ishin partnerë në kërkimet shkencore

Mari u njoh me Pier Kyri gjatë kohës që vazhdonte studimet e saj universitare në Paris në vitin 1894. Ata u martuan vitin e ardhshëm. Për Marinë, Pier ishte më shumë se sa një bashkëshort .. Ata ishin gjithashtu bashkëpunëtorë profesionistë.

Dy shkencëtarë, që ishin të vendosur të zbulonin misteret e radioaktivitetit, pasi ai u zbulua nga Henri Bekerel në vitin 1896. Hapësira për kërkime ishte e vështirë për t’u gjetur, ndaj ata kryen pjesën më të madhe të punës së tyre në një barakë të vjetër prapa shkollës ku jepte mësim Pier. Pier e ndihmoi Marinë në zbulimet e saj më të rëndësishme, derisa ai vdiq në një aksident tragjik me karrocë në vitin 1906.

Fletoret e Mar Kyri janë ende radioaktive

Për shkak të natyrës së punës, Mari trajtoi shumë materiale radioaktive gjatë jetës së saj. Ajo i linte në ambient të hapur shumë nga substancat e rrezikshme me të cilat punonte. Ndaj sot, disa nga fletoret që përdorte shkencëtarja janë ende radioaktive. Ato ka të ngjarë të qëndrojnë të tilla edhe për 1500 vitet e ardhshme. Radioaktiviteti merret sot shumë më seriozisht, ndaj librat e saj rruhen aktualisht në një kuti prej plumbi.

Ajo ka të ngjarë të ketë vdekur nga ekspozimi i gjatë ndaj rrezatimit

Mari Kyri vdiq nga anemia aplastike në vitin 1934, në moshën 66-vjeçare. Kjo sëmundje,shfaqet kur trupi nuk arrin të prodhojë me ritmin e duhur qeliza të reja të kuqe të gjakut. Në rastin e Kyri, sëmundja ka të ngjarë të ishte rezultat i të gjithë rrezatimit që ajo përthithi gjatë trajtimit të materialeve tepër të rrezikshme, përfshirë dy elementët që zbuloi, pa marrë masat e duhura të sigurisë.

Thënie të famshme nga Mari Kyri:

“Nuk mund të shpresoni të ndërtoni një botë më të mirë, pa përmirësuar njerëzit. Për këtë qëllim, secili prej nesh duhet të punojë për përmirësimin vetjak, dhe në të njëjtën kohë tëndajë një lloj përgjegjësie për të gjithë njerëzimin. Detyra jonë e veçantë, është të ndihmojmë ata, për të cilët ne mendojmë se mund të jemi më të dobishëm”.

“Jini më pak kuriozë për njerëzit, dhe më shumë kuriozë për idetë”.

“Një shkencëtar në laboratorin e tij nuk është thjesht një teknik. Ai është gjithashtu një fëmijë që përballet me dukuri natyrore, të cilat i bëjnë përshtypje sikur të ishin përralla”.

“Ka shkencëtarë sadistë, që nxitojnë të gjurmojnë gabimin, në vend se të konfirmojnë të vërtetën”. / bota.al

Pas

“Më tha sa kam dalë nga burgu” Gazetarja tregon ngjarjen se si burri nga Tirana mori peng 17-vjeçarin që fliste në telefon me të bijën

Para

Mashtroi shumë qytetarë dhe përfitoi miliona euro, Gjykata e Apelit merr vendimin për noteren e njohur

Para
Mashtroi shumë qytetarë dhe përfitoi miliona euro, Gjykata e Apelit merr vendimin për noteren e njohur

Mashtroi shumë qytetarë dhe përfitoi miliona euro, Gjykata e Apelit merr vendimin për noteren e njohur

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar