Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan.
Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhën e Lumit Shkumbin.
Deri më tani janë nxjerrë nga mjeti 3 persona, 1 burrë, 1 grua dhe një fëmijë i moshës 9 vjeç. Vogëlushi ndodhet në gjendje të rënduar dhe është drejtuar për në Spitalin Nënë Tereza në kryeqytet, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje.
Sakaq, bëhet e ditur se ende ndodhen 2 persona të mbyllur brenda në makinë, por sipas BW, se shanset që ata të jenë ende gjallë janë të pakta. Kjo pasi mjeti ndodhet 4 metra nën thellësinë e ujit dhe nxjerrja e tyre në një kohë të shpejtë është tepër e vështirë.