• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Ja çfarë ndodh nëse nis lufta” Mosbesimi ndaj Rusisë për tërheqjen, BE paralajmëron

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
“Ja çfarë ndodh nëse nis lufta” Mosbesimi ndaj Rusisë për tërheqjen, BE paralajmëron
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

NATO shprehet se nuk ka parë shenja tërheqjeje nga ana e Rusisë, edhe pse Moska këmbënguli se nuk ka plane të sulmojë Ukrainën.

Ndërkohë Bashkimi Europian paralajmëron për pasojat që do të kishte një agresion rus jo vetëm ndaj Ukrainës por dhe për vendet evropiane.





Aleancat perëndimore vazhdojnë ta paralajmërojë Rusinë për pasoja të rënda nëse sulmon Ukrainën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës të mërkurën se nuk ka parë shenja tërheqjeje nga Rusia.

“Deri tani nuk kemi parë ndonjë ulje përshkallëzimi në terren. Përkundrazi, duket se Rusia vazhdon përqendrimin ushtarak.”

Zoti Stoltenberg tha se NATO-ja vazhdon të përballet me një “sfidë kritike”.

“Ne do të vazhdojmë të ekspozojmë planet dhe veprimet e Rusisë për t’ia bërë më të vështirë ndërmarrjen e veprimeve agresive kundër Ukrainës”, tha ai.

Zoti Stoltenberg përsëriti gjithashtu se nuk i takon Rusisë të vendosë se cilat vende do të bëhen anëtare të NATO-s.

“Kemi të bëjmë me respektimin e së drejtës së çdo vendi në Evropë të zgjedhë vetë nëse do t’i përkasë një organizate si NATO ose jo”, tha ai.

Rusia tha të mërkurën se po kthente më shumë trupa dhe armë në baza, megjithëse nuk ka pasur shenja konkrete për një tërheqje të konsiderueshme të forcave.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg të Francës, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i bëri thirrje Rusisë të tregojë me veprime konkrete se po zbut tensionet në terren.

“Nëse do të ketë agresion ushtarak kundër Ukrainës, kostoja për Rusinë duhet të jetë e rëndë. Pasojat duhet të jenë masive. Por duhet të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin: Edhe pasojat për ne evropianët do të jenë të rënda dhe nëse kjo ndodh, duhet të jemi gati të përballemi me atë përgjegjësi.”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ideja e sferave të ndikimit është një fantazmë e shekullit të kaluar dhe se kriza aktuale “nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën”.

“Ka të bëjë gjithashtu me konceptin e sovranitetit, pavarësisë dhe lirisë së një vendi në shekullin e 21të. Ka të bëjë me të drejtën për të jetuar të lirë nga frika dhe me të drejtën e çdo vendi për të përcaktuar të ardhmen e vet. Dhe ky është mesazhi që BE-ja duhet t’i dërgojë Kremlinit”, tha ajo.

Ndërkohë Rusia vazhdoi të këmbëngulë se nuk ka plane të sulmojë Ukrainën dhe Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Moska është “e habitur” nga frika e Perëndimit.

“Perëndimi mendon se ka të drejtën të na diktojë se si duhet të sillemi, çfarë të bëjmë në territorin tonë. Kjo tregon një mungesë themelore njohjeje,” u tha zoti Lavrov gazetarëve gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij brazilian Carlos Alberto França.

Ai tha se qeveria dhe parlamenti rus nuk do të “qëndrojnë indiferentë” ndaj veprimeve të Perëndimit.

Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa në lindje, veri dhe jug të Ukrainës, duke shkaktuar frikë për një sulm të mundshëm rus.

 

Pas

“Ky është gabimi që bëjnë prindërit kur marrin fëmijët nga kopështi ose çerdhja” Pediatrja jep informacionin me rëndësi

Para

Pa patentë dhe i dehur/ Aksidentohet ish-banori i “Big Brother Albania”, ja gjendja e tij

Para
Pa patentë dhe i dehur/ Aksidentohet ish-banori i “Big Brother Albania”, ja gjendja e tij

Pa patentë dhe i dehur/ Aksidentohet ish-banori i “Big Brother Albania”, ja gjendja e tij

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar