• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Instagrami guri i themelit të takimeve”/ Nga rruga, interneti deri te qendrat e masazhit, ‘El Pais’ nxjerr studimin

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“Instagrami guri i themelit të takimeve”/ Nga rruga, interneti deri te qendrat e masazhit, ‘El Pais’ nxjerr studimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prestigjozja “El Pais” ka publikuar ditën e sotme një artikull i cili bazohet në një studim të realizuar nga një profesor i njohur në Spanjë, Antonio Arino. Profesori, i bazuar dhe në studimin që ka realizuar, mbështet fort tezen se interneti ka ndikuar dhe në industrinë e seksit, prostitucionin.

1



Arino, pasi ka shqyrtuar rreth gjysmë milioni reklama prostitucioni në faqe dhe forume klientësh në internet thotë: “Ka një korridor mesdhetar prostitucioni. Në shumicën e kodeve postare që prekin detin, nga kufiri me Francën në Girona deri në Kadiz, gjendet një banesë ose ambiente të dedikuara për këtë aktivitet. Lehtësia dhe liria e ofruar nga interneti për të kontaktuar ofruesit e këtij shërbimi dhe për të ditur se çfarë mund të gjendet në secilën prej tyre ka krijuar një shpërndarje të shtëpive publike, si nga periferitë e qytetit, ashtu edhe nga zonat urbane, si edhe në kohë. Nuk është më e nevojshme të shkosh në një klub nate ose të telefonosh për të organizuar një takim, tani ky menaxhim është transferuar në rrjet. Ka një migrim masiv në internet. Është bërë një fenomen i ri, thotë Arino ndërsa jep detaje të studimit të parë madhor mbi gjendjen e prostitucionit në Spanjë.

2

 

 

Profesori Arino në bashkëpunim me një ekspert të dhënash në internet kanë shpjeguar dhe kuptuar si funksion kjo gjë në rrjet.
“Opsionet online për të filtruar kërkesat janë zgjeruar në karakteristikat fizike, llojet e trupit, grupet etnike, origjinën, moshën, shërbimet e ofruara, nga agjencia ose organizata e pavarur, sipas ofertave, sipas çmimeve, sipas kohës ose aksesit në parkim falas. Dhe ka edhe njëfarë libri përshtypjesh”, shpjegon më tej profesori.

Sot, duke qenë se kontakti vendoset përmes internetit, nuk është më e nevojshme që këto vende të jenë të dukshme. Ato janë të fshehura brenda qytetit, tregon eksperti i të dhënave Rodríguez Casañ.

3

Arino flet për një “zhvendosje urbane të prostitucionit”, por jo në një lagje specifike, por “përmes shpërndarjes dhe përhapjes nëpër strukturën urbane: në disa raste, kjo shpërndarje ndodh përgjatë një rruge tërthore ose unaze, siç mund të shihet në qytete si Valencia dhe Alicante”. “Në internet, reklamat punojnë me logjikën e sigurimit të informacionit maksimal dhe të gjitha detajet e ‘mallrave’ që mund të jenë të rëndësishme për klientin, domethënë të personit si ‘objekt i shkëmbimit komercial’,” përfundon studimi.

Po në Shqipëri a është “zhvendosur” industria e seksit dhe prostitucionit në rrjet?

Duhet thënë se gjithnjë e më shumë po shohim nëpër media njoftime të policisë ku bëhet me dije se arrestohen një apo disa persona pasi i kishin kthyer qendrat e masazhit në qendra prostitucioni (kryesisht në Tiranë). Interesante është që në disa investigime nga media të ndryshme, apo gjatë rrëfimit të të përfshirëve në këto histori del në pah një detaj, vajzat këtë punë e kishin gjetur nga rrjetet sociale.
Duhet thënë që sipas njoftimeve të policisë të gjitha këto qendra masazhesh kishin profile në rrjetet sociale, ku në një formë apo në një tjetër aty reklamoheshin vajzat që bënin “masazh”, të veshura me veshje provokuese ndërkohë që reklamoheshin masazhet relaksuese.
Ajo që bie në sy është fakti se kjo qendër bënte shpesh njoftime për punësimin e vajzave të moshës 20 deri në 35 vjeç, me ose pa eksperience dhe ne rrjetet sociale publikonte foto apo video te tyre, me mbishkrimin, staf i ri.( Bëhet fjalë për rastin ku policia zbuloi se në qendrën e masazheve “Lefteri Beauty center” ushtrohej prostitucion).

4

Lefteri Beauty Centre”, “Tirana Masazh”, “Pushi Masazh” dhe “SPA Megu” etj, të cilat janë zbuluar nga policia sigurisht nuk janë të vetmet pasi mund të funksionojnë të tjera qendra në Tiranë. Duhet thënë që dhe në Shqipëri po ndodh i njëjti fenomen siç shpjegoi profesori më lart. Që dhe industria e seksit po kalon dhe po zhvillon në rrjet, online. Aty në faqen e Instragram-it apo Facebook-ut, personave që duan të përfitojnë këto shërbime i lihet mundësia të zgjedhin vajzat, dhe karakteristikat e tyre, peshën, flokët gjatësinë, si me katalog.

5

Në Instagram qarkullojnë një sërë faqesh me emrat: faqe.seksi, faqe_per_goca_seksi, faqe_rreth_seksitt, faqe_per_bomba dhe nëse i hedhim një shikim këtyre faqeve shohim foto të femrave të ndryshme, ndonjëherë pa ekspozuar fytyrën, por vetëm trupin dhe në bio shkruhet: Dërgoni në DM foto më sexy dhe do i publikoj, Dergoni foto Vajza 100%sekret.

6

Këto ishin disa shembuj të thjeshtë, si për përligjur disi tezën se “biznesi i seksit” po kalon në rrjet. Takime_seksi-me meshkuj është një faqe në Instagram e cila numëron vetëm 101 Followers dhe vetëm një postim në të cilin shkruhet: Mund të rezervoni takimin tuaj me një ose me shumë meshkuj vetëm nëpërmjet SMS. “Seks_i_fuqishëmm” është një faqe që në një nga storyt e saj shkruan: Pranojmë dhe kërkesat e vajzave (Mami) Bëjmë takime në qytetet e Shqipërisë DM

7

Këto janë dy shembuj që vlen për të mbështetur idenë se dhe “biznesi online i seksit” po lulëzon dhe në Shqipëri dhe se po krijohen komunitete, grupe të njohurish duke e zhvendosur kërkimin nga klubet, rrugët, apo vendet e tjera  në internet.

Po nëse nuk funksionin si një biznes “i strukturuar” deri diku siç ndodh me këto qendra masazhesh, apo këto faqe instagrami të menaxhuara nga 1 ose disa persona (nuk përjashtojmë mundësinë që disa prej tyre, ose në shumë prej tyre mund të jetë pa qëllime monetare, por vetëm për qejf) a mund të cilësojnë reklamimin e vetes që dikush e bën në këtë formë një formë reklame për qëllime prostitucioni në rrjet.

Një shembull jo dhe aq përfaqësues mund të jenë dhe faqet e menaxhuara nga vetëm një person, kryesisht një femër (por dhe mashkull) që reklamojnë vetën, me fytyrë, mbase dhe me poza provokuese me qëllim për të shitur me dëshirë vetën e tyre në këmbim të parave, të vendosura me marrëveshje dhe më me qetësi tashmë nëpërmjet rrjeteve sociale.BW

Pas

‘Do pendohet që mungoi në darkë’, Einxhel komenton situatën e Donaldit dhe Beatrixës

Para

Gjestet që marrin kuptime të ndryshme në vende të ndryshme të botës

Para
Gjestet që marrin kuptime të ndryshme në vende të ndryshme të botës

Gjestet që marrin kuptime të ndryshme në vende të ndryshme të botës

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar