Dashi
Një kompliment i veçantë nga një mik, do t’ju sjellë kënaqësi. Nëse keni pritur që dikush t’ju kthejë një hua të marrë prej kohësh, sot mund të jetë dita juaj me fat, pasi mund t’ua kthejnë paratë në mënyrë të papritur. Jini vigjilentë, pasi një partneri/partnerja mund t’ju mashtrojë.
Demi
Grindje me dikë do të shtojë një “armik” të ri në listën tuaj. Mos lejoni që dikush t’ju provokojë në atë masë sa të përfundoni duke bërë diçka për të cilën më vonë mund pendoheni. Nëse keni ndërmend të investoni në pasuri të paluajtshme, ka ardhur momenti i duhur.
Binjakët
Ka shumë mundësi që sot të keni përfitime monetare nga ana e nënës suaj. Bëni gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur, por përpiquni të qëndroni jashtë çështjeve të të tjerë. Do të jetë një ditë e mrekullueshme sa i përket jetës suaj të dashurisë.
Gaforrja
Meditimi dhe joga do të rrisin qëndrueshmërinë tuaj mendore. Një pasion i njëanshëm do t’ju sjellë vetëm dhimbje. Ka gjasa të ndërmerrni një udhëtim për perspektiva më të mira në karrierë.
Luani
Sot do të keni kohë dhe prirje për të bërë gjëra që do të përmirësojnë shëndetin dhe pamjen tuaj. Mos i ndiqni fantazitë, përpiquni të jeni realistë në të menduarit tuaj. Merrni kohë për veten dhe vlerësoni të metat tuaja.
Virgjëresha
Vetë mjekimi mund të çojë në probleme. Bëni kujdes kur bëni komente lidhur me një çështje të caktuar, pasi mund të lëndoni personin përreth jush. Sa i përket anës profesionale parashikohet një ditë e mirë.
Peshorja
Një mesazh i rëndësishëm me postë do të sjellë lumturi për të gjithë familjen. Probleme të vogla mund të tensionojnë marrëdhënien me të dashurin/dashurën tuaj. Do të jetë një ditë e mirë për të realizuar projekte dhe plane të reja.
Akrepi
Të tjerët do t’ju inkurajojnë të ndiqni ëndrrat tuaja, por arritja e suksesit do të kërkojë përpjekjet tuaja. Nëse doni të martoheni me të dashurin/dashurën tuaj, atëherë duhet të flisni me të sot. Shmangni miqësinë me njerëz që ju humbin kohën.
Shigjetari
Ju mund të fusni një mik në telashe nëse veproni me nxitim. Mund t’ju kërkohet t’i përmbaheni një buxheti, në mënyrë që të shmangni çdo problem që lidhet me paratë në të ardhmen e afërt. Një ndryshim i papritur i humorit në jetën tuaj romantike, mund t’ju kapë në befasi.
Bricjapi
Sot mund të jeni dëshmitarë të fitimeve të moderuara në biznesin tuaj. Do të kaloni një kohë të gëzueshme me familjen dhe miqtë. Partneri/partnerja juaj mund të kërkojë një angazhim më të fortë në marrëdhënien tuaj.
Ujori
Ju mund të ndjeni një formë të shqetësimit fizik, por ndihma e dikujt do të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Mund të merrni një dhuratë të papritur nga një mik apo i afërm. Pavarësisht shumë konflikteve, jeta juaj e dashurisë do jetë e mirë dhe do arrini ta bëni të lumtur partnerin/partneren.
Peshqit
Një ribashkim me një mik të vjetër do t’ju ndriçojë ditën. Sot do të përfshiheni në aktivitete që kanë të bëjnë me pronat. Partneri/partnerja juaj do të jetë mbështetës dhe majft ndihmues ndaj jush. Jeta juaj e dashurisë do të marrë një kthesë mjaft të mirë./bw/