• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ekzekutimet e bujshme/ SPAK mbyll hetimet dhe del me njoftim zyrtar, në shënjestër dhe Lulzim Berisha

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Ekzekutimet e bujshme/ SPAK mbyll hetimet dhe del me njoftim zyrtar, në shënjestër dhe Lulzim Berisha
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dërgohet për gjykim dosja e hetimit të vrasjes së Vajdin Lames dhe Klodian Spahiut nga SPAK.

Në lidhje me këtë çështje janë akuzuar, Lulzim Berisha, Indrit Taullau, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusi dhe Luftar Reçi, i cili është edhe i penduar.





Njoftim për media i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.252 të vitit 2020.

Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit:

  1. Viktor Bajraktari (Imeraj), i akuzuar se ka kryer veprat penale të  ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal si edhe të veprës penale të ‘Futja, mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.
  2. Emiljano Shullazi, i akuzuar se ka kryer veprat penale të ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/1, 334/2 të Kodit Penal.
  3. Indrit Taulla, i akuzuar se ka kryer veprat penale të ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal si dhe të ‘Vrasjes me paramendim’, ‘Vrasjes me dashje’, mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
  4. Lulzim Berisha, i akuzuar se ka kryer veprat penale të ‘Vrasjes me paramendim’, ‘Vrasjes me dashje’, mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’,  të parashikuar nga nenet 78/2, 76/22, 278/1, 28/4  dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
  5. Plaurent Dervishaj, i akuzuar se ka kryer veprat penale të  ‘Vrasjes me paramendim’, ‘Vrasjes me dashje’, mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
  6. Indrit Rusi, i akuzuar se ka kryer veprat penale të  ‘Vrasjes me paramendim’, ‘Vrasjes me dashje’, mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
  7. Luftar Reçi, i akuzuar se ka kryer veprën penale të  ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal si dhe të ‘Vrasjes me paramendim’, ‘Vrasjes me dashje’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë në një procedim penal të ndarë në ngarkim të bashkëpunëtorëve në kryerjen e veprave penale etj.

Pas

Rama propozon postin e rëndësishëm për ish-ministren, Meta ka një kusht para se të firmosë dekretin

Para

“Ka sinjale të përziera” Boris Johnson del me mesazhin e fortë për Putinin

Para
“Ka sinjale të përziera” Boris Johnson del me mesazhin e fortë për Putinin

“Ka sinjale të përziera” Boris Johnson del me mesazhin e fortë për Putinin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar