• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

E trishtë! Ra në pus, vogëlushi nxirret pa shenja jete pas 5 ditësh 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
E trishtë! Ra në pus, vogëlushi nxirret pa shenja jete pas 5 ditësh 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Rayan ka vdekur. Ekipet e shpëtimit të Marokut arritën vetëm sot, e shtunë, ta nxjerrin nga pusi ku kishte rënë 5 ditë më parë (prej ditës së martë), por djali 5-vjeçar tashmë ishte i pajetë.

Pas ditësh të tëra gërmimesh, një ekip mjekësh shkuan me nxitim në tunelin e ndërtuar për ta nxjerrë jashtë. Sipas burimeve marokene, fëmija ishte gjallë në momentin e daljes nga pusi.

“Një skenë prekëse dhe e paparë më parë”, shkruan gazeta Le Matin, duke raportuar përfundimin e operacionit për nxjerrjen e vogëlushit.

Një gazetar i Associated Press, i pranishëm në vendngjarje, e pa atë të mbështjellë me një batanije të verdhë. Megjithatë, pak më vonë, një deklaratë zyrtare njoftoi vdekjen e 5-vjeçarit.

Kabineti i Shtëpisë Mbretërore të Marokut konfirmoi se “fëmija vdiq nga plagët e marra gjatë rënies”. Mbreti i Marokut, Muhammed VI, i shprehu ngushëllime familjes.

Në vendin e ngjarjes ndodheshin prindërit e fëmijës, në një ambulancë pak çaste para se Rayan të nxirrej nga pusi – dhe qindra njerëz të tjerë, të cilët mbaheshin në distancë nga forcat e ushtrisë, ndoqën operacionet e shpëtimit dhe u gëzuan kur panë mjekët, të pavetëdijshëm se gara me kohën për të shpëtuar djalin kishte qenë e kotë.

Si filloi historia
Gjithçka nisi të martën, kur Yan po luante para shtëpisë së tij në fshatin Tamrout, në veri të vendit, 100 km larg Chefchaouen. Ishte pasdite në shoqërinë e babait të tij. Ky i fundit do të deklaronte: “Unë e mbajta, por ai u zhduk papritur, nuk e pashë më dhe nuk e kuptova që kishte rënë atje”.

5-vjeçari ra në një thellësi prej 32 metra në pusin e familjes. Fundi i rënies ishte vetëm 25 cm i gjërë.

Pak pas ngjarjes i gjithë fshati u ngrit në këmbë, disa tentuan të zbresin me litar. Pusi sa vjen dhe ngushtohet. Rayan ishte gjallë, ankohej, thërriste nënën e tij.

Të nesërmen vjen Mbrojtja Civile, Rayanit i dërgohet oksigjen, ujë dhe diçka për të ngrënë. Ai është i përhumbur, por reagon, vullnetarët vazhdojnë të flasin më te.

Tentohet të gërmohet një tunel paralel: 5 eskavatorë punojnë gjithë natën për të krijuar një humnerë dhe përpiqen të arrijnë te Rayan, me një korridor horizontal.

Të premten gjatë gërmimeve arrihet thellësia ku ndodhej i vogli dhe nisin punimet për ndërtimin e tunelit, në një garë të dëshpëruar me kohën e karakterizuar nga vështirësi; shkëmbinjtë pengojnë shpimet, toka shembet.

“Kam besim se djali im do të dalë i gjallë nga ky pus” – tha babai i Rayan mbrëmjen e kaluar në televizionin shtetëror 2M – falenderoj të gjithë ata që janë mobilizuar dhe ata që na mbështesin në Marok e gjetkë”.

Pastaj orë të tëra pritje. Deri në epilogun tragjik të së shtunës në mbrëmje…

Pas

Përmbytjet, shkon në 27 numri i vik timave, preken 348 familje

Para

“Alo, Policia?”, 654 denoncime nga qytetarët brenda javës, aksion në kryeqytet

Para
“Alo, Policia?”, 654 denoncime nga qytetarët brenda javës, aksion në kryeqytet

"Alo, Policia?", 654 denoncime nga qytetarët brenda javës, aksion në kryeqytet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar