Një i ri u paraqit sot me plagë të rënda në spitalin e Lezhës.
Ai është identifikuar si Amaros Deda.
32-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar ndaj vetes me qëllim vetëvrasjen ndërroi jetë vetëm pak minuta pasi mbërriti në spital.
Fillimisht u raportua si një plagosje në rrethana të tjera, por pas verifikimeve të para të policisë dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje të të riut.
Policia gjendet në spitalin e Lezhës duke marrë në pyetje stafin mjekësor dhe familjarët me qëllim zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij.