• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dënimi i Tahirit, PD: Është vetëm fillimi 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Dënimi i Tahirit, PD: Është vetëm fillimi 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit që dha Apeli i Posaçëm, për të dënuar me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin  Saimir Tahirit.

Përmes deputetit Ervin Salianji, PD paralajmëroi se dënimi i Tahirit është vetëm fillimi.

“Dënimi i ish minsitrit më të vlerësuar e të përkëdhelur prova më e madhe se Shqiperia u kthyue në parajsën e drogës ne qeverisjen e Rilindjes”, tha midis të tjerave Salianji.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Dënimi i ministrit të Brendshëm më të vlerësuar e më të përkëdhelur të Edi Ramës, është prova e plotë dhe e madhe se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes u kthye në parajsën e drogës.

Nën drejtimin e Tahirit dhe me bekimin e Edi Ramës, skenari i kanabizimit u bë një realitet i frikshëm duke mbledhur rreth këtij procesi bandat e krimit të organizuar.

E kemi denoncuar me mijëra herë kanabizimin e Shqipërisë, lidhjet e Ramës me krimin, përdorimin e kriminelëve për të grumbulluar vota dhe më pas dorëzimin e sovranitetit të shtetit në duart e bandave dhe krimit të organizuar. Depërtimi I bandave deri në strukturat më të larta të shtetit, abuzimi me pushtetin, dhunimi dhe grabitja e qytetarëve është fakt dhe paralajmëron që dënimi i Tahirit është vetëm fillimi, nisja e rugëtimit të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin.

Ai është dhe duhet të jetë i pari në një listë të gjatë të drejtuesve të rilindjes. Për vite me rradhë, Edi Rama e mohoi kanabizimin e Shqipërisë. Edi Rama mohoi lidhjet e tij dhe të deputetëve të tij me krimin.

I mohoi denoncimet me fakte dhe nga brenda policisë së shtetit, i hodhi në rrugë dhjetra drejtues të policisë së shtetit dhe degdisi në azile dhjetra të tjerë. Vendosi policinë e shtetit nën thundrën e krimit dhe disa në shërbëtorë te tij.

I mohoi faktet e paraqitura nga Partia Demokratike, mohoi cdo denoncim edhe kur ato bëheshin mes parcelave me kanabis, mohoi raportet e partnerëve ndërkombëtar, mohoi gjithçka. Ai mbrojti “ministrin kampion”, ministrin më të suksesshëm të të gjitha kohërave sipas tij, që e shndërroi policinë në mbrojtëse të parcelave të hashsahit, ndërsa efektivat e policisë në ngarkues e transportues të lëndës narkotike.

Në fakt, mbronte projektin e vet ashtu si sot heshti, futi kokën si struci dhe e shiti si faj të vartësit të tij.

A e mbani mend se si Edi Rama sulmonte çdo deputet e drejtues të PD, kur denonconin kanabizimin e Shqipërisë dhe lidhjet e Ramë and co me këtë proces kriminal.

Por koha i dha të drejtë Partisë Demokratike.

Shpallja fajtor e ministrit të Ramës dhe zbardhja e lidhjeve të tij me bandat e krimit të organizuar të trafikut të drogës, janë prova se PD kishte të drejtë në denoncimet e saj.

Nëse do të ishin dëgjuar në kohën e duhur, sot Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë kriminale dhe paratë e drogës nuk do ishin investuar për blerjen e zgjedhjeve e në ndërtim.

Edi Rama mbrojti krimin e organizuar, pasi Saimir Tahiri nuk mund të vepronte pa mbrojtjen, mbështetjen dhe bekimin e Edi Ramës që është kreu i bandës.
Beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar.

Ne do ta vazhdojmë këtë betejë! Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Pas

PD kërkon të lërë jashtë zgjedhjeve edhe Kryemadhin

Para

E kishin mbushur makinën plot me dr ogë, të rinjtë tentojnë të largohen me shpejtësi

Para
E kishin mbushur makinën plot me dr ogë, të rinjtë tentojnë të largohen me shpejtësi

E kishin mbushur makinën plot me dr ogë, të rinjtë tentojnë të largohen me shpejtësi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar