Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë reagimin e tij të parë pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg, të ish-ministrit të brendshëm të qeverisjes Rama, Saimir Tahiri.
Sipas Berishës dënimi është qesharak, dhe për këtë Rama dhe Tahiri kanë negociuar përmes personave të tjerë.
Berisha përmend në këtë rast Gaz Demin, Ëngjëll Agaçin dhe ministrin aktual të drejtësisë Ulsi Manja.
Sali Berisha:
Vendimi per Tahirin eshte plotesisht i trukuar dhe qesharak!
Negociat me Tahirin per kete vendim Edi Rama i filloi me Gaz Demin dhe i perfundoi direkt me Engjell Agaçin dhe Ulsi Manjen.
Prandaj dhe avokati i tij si per te fshehur suksesin e negocimit te vendimit 3.4 vite, qe ne çdo vend normal nuk mund te ishte kurre nen 42 vite, bertiste ne kup te qiellit para kamerave “Visi i çoni dy paketa”.
Vendimi shenon triumfin e plote te narkodrejtesise se narkoshtetit! Keshtu pusetes se narkoshtetit ju vu kapaku.
Kreu i Meduzes, madam Radari, Gjeneral Hashashi dhe e tere nomenklatura kanabiste e narkoshtetit mbreme festuan marreveshjen me Tahirin. Rama dhe madam Radari, gjeneral Hashashi etj nuk folen pas vendimit por respektuan heshtjen e kodit te mafies. Vendimi u bekua edhe nga Guvernatorja Kim, e cila fill pas denimit u tha shqiptareve se askush nuk eshte mbi ligjin.
Ne reagim ndaj pretendimit te saj per barazi para ligjit mediat nxoren rastin e nje gruaje 65 vjeçare qe ishte denuar me 3,5 vite burg per nje krem dielli dhe nje deodorant qe kishte pervetsuar ne nje supermarket.
Te dashur miq, sot gjykata e apelit te Tiranes pas nje tejzgjatje disa vjeçare dha se fundi nje denim simbolik per ekzekutorin e politikes kriminale te kreut te meduzes Edi Rama ate te shnderrimit te Shqiperise ne Kanabistan dhe ndertimit te narkoshtetit te pare dhe te vetem te Europes apo siç therrasin shpesh ne Kolumbine e Europes.
Ne kete kontekst procesi Tahiri eshte dhe drama e shkaterrimit nga Edi Rama i shtetit ligjor ne Shqiperi dhe ndertimit ne vend te tij te narkoshtetit shqiptar.
Per Sajmir Tahirin, skafoministrin e pare te Shqiperise, rolin e tij kriminal ne kanabizminin e vendit, lidhjet e tij ne trafiqe, skafin dhe me veturen e tij personale dhene Habilajve, lidhjet e tij direkt me Shullazin dhe banda te tjera nga data 31 korrik e vitit 2013 gjer sot kam bere ne FB, paralament, konferenca shtypi dhe ne studio televizive mbi 520 denoncime.
Ish ministrin e brendshem Tahiri e denoncuan fill pasi mori detyren per lidhjet e tij ne trafiqe me klanin Habilaj, perdorimin per trafik droge nga ky klan te skafit dhe vetures se tij me targa dhe pronesi ministrore qe çante çdo postbllok policie.
Sajmir Tahirin, 120 komisare te larte policie i kishte denoncuar edhe Sherbimi Informativ Kombetar si te implikuar direkt ne kanabizimin e Shqiperise ne vitin 2017.
Por me gjithe keto ai do shpallej nga Edi Rama, Kreu i Meduzes si super ministri i tij dhe po ate vit, para qindra policeve te rrjeshtuar, Policia e Shtetit do merrte dhe pergezimet me te medha nga ambasadori i SHBA, Donald Lu per suksesin ne luften kunder droges ne Shqiperi.
Si per ti garantuar imunitet absolut Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu ne nje rast unik do te dergonin yllin e tyre, skafoministrin Tahiri te ulej ne tryeze perballe Presidentit Obama ne Shtepine e Bardhe.
Por te gjitha keto nuk penguan antimafien italiane qe ne zbatim te ligjeve te vendit te vet te zbuloje dhe vertetoje me dokumenta lidhjet e Tahirit ne trafiqe me klanin me te fuqishem te mafies se droges ne Shqiperi qe ishte klani i kushurinjve te tij Habilaj, perdorimin nga ky klan me qindra here te skafit dhe vetures se Tahirit per trafikun e dhjetra e dhjetra tonelatave droge, dhuratat e tyre te superkushtueshme per kushon minister trafikant.
Bazuar ne dosjen e ardhur nga Italia prokuroria shqiptare i paraqiti parlamentit kerkesen per hetimin dhe arrestimin e Tahirit. Por pas kercenimit publik qe Tahiri i beri Edvinit dhe ndermjetesimit siç u tha te Gaz Demit, Edi Rama jo vetem nuk i hoqi imunitetin Tahirit por perkundrazi sulmoi me ashpersi dhe brutalitet prokurorin e çeshtjes per kerkesen e tij.
Fuqia e narkoshtetit eshte e jashtezakonshme.
Ne mbrojtje te hapur publike te Tahirit, akuza e te cilit bazohej vetem ne dosjen e ardhur nga antimafia italiane doli njelloj si Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu, i cili krahasoi procesin ndaj Tahirit me proceset politike qe zhvilloheshin gjate diktatures komuniste ne Shqiperi.
Qendrim te kundert me kolegun e tij ne Tirane mbajti ambasadori i SHBA ne OSBE ne Viene.
Megjithe perpjekjet e jashtezakonshme Rama-Lu per mbrojtjen e Tahirit dhe zevendesimin e tij Llallen, Bundestagu gjerman, Bashkimi Erupian percaktuan si nje kusht per progresin e Shqiperise drejte BE drejtesine ndaj Tahirit.
Ketu fillon pastaj procesi komik i narkodrejtesise se narkoshtetit shqiptar dhe denimi i Sajmir Tahirit me 3,4 vite, nje muaj me pak se sa nje grua 65 vjecare te cilen drejtesia e pareformuar shqiptare ne vitin 2016 e denoi 3,5 vite burg per nje krem dielli i dhe nje deodorant te vjedhur ne nje supermarket.
Ky eshte nje denim i turpshem i narkodrejtesise se narkoshtetit shqiptar, qesharak, gjysmak dhe i trukuar nga kreu i Meduzes vetem e vetem si mburoje per veten e tij dhe te nomenklatures se narkoshtetit shqiptar. sb