• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë/ Përdorte karta bankare të vjedhura jashtë vendit për të blerë telefona

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë/ Përdorte karta bankare të vjedhura jashtë vendit për të blerë telefona
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një 33-vjeçare është arrestuar, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen për mashtrim kibernetik.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetsja me iniciale J. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, teksa është proceduar penalisht shtetasja me iniciale M. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet si bashkëpunëtore në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.



Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja me iniciale J. M. ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer disa blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike.

Arrestohet në flagrancë një shtetase, procedohet penalisht bashkëpunëtorja e saj.

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, pasi ka marrë kallzimin nga një kompani e telefonisë së lëvizshme, ka kryer hetime të plota dhe të shpejta për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve ka rezultuar se një shtetase, në bashkëpunim me një shtetase tjetër, brenda dhe jashtë territorrit të Republikës së Shqipërisë, ka përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizoi operacionin policor të koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit arrestoi në flagrancë, gjatë marrjes së pajisjes, shtetasen:

– J. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Po ashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja:

– M. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet si bashkëpuntore në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesat e këtyre dy shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Dy telefona celular të markës iPhone;

– Karta të ndryshme;

– Dokumente dhe fatura të ndryshme bankare.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja J. M. ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Pas

Kryeministri: Shkolla “Sami Frashëri” hap dyert në shtator, thanë do bëhet pallat, por do jetë më e fortë

Para

“Me ç’a je tu fol ti me ku*vën që ke në shpi?”/ Plas sherri mes çiftit në Tiranë

Para
“Me ç’a je tu fol ti me ku*vën që ke në shpi?”/ Plas sherri mes çiftit në Tiranë

“Me ç’a je tu fol ti me ku*vën që ke në shpi?”/ Plas sherri mes çiftit në Tiranë

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar