• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ai duhet të dënohet” Gjykata pushon 3 akuza për ish-kryebashkiakun e PS, prokurori lëshon paralajmërimin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Ai duhet të dënohet” Gjykata pushon 3 akuza për ish-kryebashkiakun e PS, prokurori lëshon paralajmërimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetarit socialist të Bashkisë Vorë Agim Kajmaku, i janë rrëzuar të treja akuzat që rëndonin ndaj tij.

Për pasojë Gjykata ka vendosur të pushojë dosjen.

Vendimi është marrë nga Shefkie Demiraj në Shkallën e Parë të Gjyqësorit të Tiranës, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar që Kajmakut mos t’i pushohej dosja, por t’i rrëzohej dënimi me burg.

Por, Gjykata ka qenë edhe kundër kësaj kërkese pasi prokurori i çështjes, Ardian Dyrmishi, kërkoi që burgu t’i zëvendësohej me një dënim alternativ, por jo të mos dënohej fare. Kajmaku, i cili u vu nën akuzë dhe u shpall në kërkim, ka tri vite që hetohet për tri akuzat, të cilat ditën e djeshme janë rrëzuar nga ana e gjykatës. Ndonëse ai qëndroi disa kohë në kërkim, arrestimi i tij u krye në një spital privat në Tiranë, teksa ish-kryebashkiaku po kurohej.

Dosja aq shumë e përfolur e Agim Kajmakut tashmë ka marrë një zgjidhje të re gjyqësore. Vendimi për këtë çështje u mor dje në Gjykatën e Tiranës, nga ku gjyqtarja urdhëroi pushimin e tri akuzave, duke çuar çështjen e tij në një dështim ligjor. Po dje, prokurori i çështjes, Ardiano Dyrmishi, ka vendosur të apelojë vendimin e Gjykatës së kryeqytetit, duke kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 1 vit burgim të zyrtarit të Partisë Socialiste në Vorë, Agim Kajmaku.

Por, për shkak të rrethanave mbi gjendjen shoqërore dhe gjyqësore të pandehurit, Prokuroria në pretencën e saj kërkoi që dënimi me burg të pezullohet dhe Kajmaku të vuante një dënim alternativ. Por edhe kjo kërkesë e Prokurorisë nuk është pranuar nga gjyqtarja, Shefkie Demiraj, e cila urdhëroi pushimin e plotë të dosjes. Bëhet me dije se vendimi për pushimin e çështjes është marrë kohë më parë. Për dy akuza, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”, bëhet me dije se ka qenë vetë prokuroria që është tërhequr dhe ka kërkuar pushimin e tyre.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, që qëndroi disa muaj në kërkim akuzohet nga prokuroria e Tiranës se ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy nën/kryetarëve të bashkisë Vorë. Dhe dy shkresat të firmosura nga Kajmaku, përkojnë në një kohë kur vetë Kajmaku ishte shkarkuar nga detyra, si zyrtar i prekur nga ligji dekriminalizimit. Në atë periudhë Bashkia e Vorës pretendoi se shkarkimi nga detyra i nënkryetarëve është bërë në 30 tetor, një ditë para shkarkimit që KQZ-ja i bëri Kajmakut në 1 nëntor.

Kajmaku u tha se dyshohej se kishte falsifikuar datën e vendimit të shkarkimit të dy nënkryetarëve të Bashkisë, ndaj dhe Prokuroria i qëndroi deri në fund kësaj akuze, duke kërkuar dënimin e tij. Fillimisht, Agim Kajmaku, u denoncua nga opozita, se kishte fshehur dënimin në Greqi për fshehje të ardhurash, gjë që nuk e kishte deklaruar, kur kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit.

Gjykata pushon 3 akuza për ish-kryebashkiakun socialist, prokurori del me

Pas

Si të bëhesh ekspert në blerjen e vajit ekstra të virgjër të ullirit

Para

Si e shpëtoi Evropën Plani Marshall

Para
Si e shpëtoi Evropën Plani Marshall

Si e shpëtoi Evropën Plani Marshall

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

nga Fast News
12:01 | 20/11/2025
0

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

nga Fast News
11:38 | 20/11/2025
0

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

nga Fast News
08:00 | 20/11/2025
0

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Recent News

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

12:01 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

11:38 | 20/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar