Ish kryeministri Berisha deklaron se koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ synon fitore në 5 nga 6 bashkitë e vendit që shkojnë në zgjedhje të pjesshme vendore.
Në një interviste për Abc ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Komisioni i Rithemelimit ka hyrë në zgjedhje për të fituar të gjitha bashkitë.
Pyetje-përgjigje
Ju thatë që fitoi 5 me 1?
Jeni keqkuptuar. E kisha vetëm për Shkodrën. Rezultati për Shkodrën është 5 me 1.
Cilat bashki mund të fitoni?
Ne hymë në një betejë për të fituar në të gjitha bashkitë por kemi të bëjmë me një regjimt ë diskredituar në vjedhje në shkelmim të interesit kombëtar.
Si e shikoni garën në Durrës?
Kandidati ynë në krahasim me Gjushin është një diferencë e jashtëzakonshme. Unë e theksova dhe më parë. Peshkaqen më i madh se Gjushi s’ka hyrë në atë qytetet i ka ikur koha atij. Jam i bindur se durrsakët do zgjedhin kandidatin që ka vlerat e tyre.
Po në Lushnje?
Kandidati i PD është kandidati më i fuqishmi. Është Elton Bano është një qytetar një intelektual specialist i respektuar në e gjithë Lushnja.
Pse Vora kaloi majtas si bashki?
Vorën e dorëzoi Lul Bravën, Nuk dorëzohej Vora. Një nga shërbimet më të mëdha që i bëri Ramës është bojkoti i zgjedhjeve./abcnews.al