Një i paraburgosur ka humbur jetën sot në burgun e Peqinit.
Konfirmohet se ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi, Andi Gjoci 46 vjeç.
46 vjeçari, i dënuar për vdekje, fillimisht mësohet se ka marrë ndihmën e parë mjekësore në paraburgimin e burgut dhe më vonë ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit.
Referuar informacioneve mësohet se 46 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.