Të shtëna me armë zjarri në Tiranë.
Për pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi në zonën e “Don Boskos”, brenda në një lokal.
Mësohet se dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur edhe armët.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.