Së fundmi, një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare e cila ishte e dënuar për prostitucion, ka denoncuar vëllain pasi i kërkonte që të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Sipas gazetës “Si”, në kushtet kur 38-vjeçares i kërkohej llogari mbi hyrje-daljet nga shtëpia dhe pyetej për çdo gjë që bënte, ajo vendosi t’i drejtohej policisë me bindjen se oficerët do ta besonin dhe do ta arrestonin vëllain.
Pasi hetuesit e komisariatit numër 4 panë faktet, provat dhe po ashtu kartelën e 38-vjeçares nga Tirana, vendosën të mos ta shoqërojnë vëllain e kallëzuar, por ta procedojnë më pas në gjendje të lirë.
Djali është i moshës 33 vjeç. Ai fillimisht u denoncua nga motra për ngacmim seksual. Por, sipas policisë e gjitha kjo ka rezultuar e pavërtetë.
Sipas policisë, ajo është përpjekur në këtë mënyrë që t’i japë fund dhunës dhe të jetë e lirë, si fillim duke dërguar vëllain në burg. Por, ky plan nuk i ka ecur, pasi të vërtetën e ka treguar e ëma e tyre, e cila akuzon të bijën.
38-vjeçarja ka thënë në polici: