• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Temperaturat ekstreme, kreu i Policisë Rrugore: Ja akset më problematike

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Temperaturat ekstreme, kreu i Policisë Rrugore: Ja akset më problematike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, nisur nga temperaturat ekstrem, i bëri thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të pajisen me goma dimërore, të reduktojnë shpejtësinë.

Qato informoi përdoruesit e rrugës se të gjitha akset në vend janë të kalueshme, me përjashtim të disa rrugëve në zona malore, të cilat janë të përshkueshme me zinxhirë, për shkak të ngricave.

Deklarata e plotë:

Nisur nga situata e krijuar si pasojë e motit të keq, gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës me rreshje dëbore në disa zona, si dhe nga temperaturat shumë të ulëta duke shkaktuar ngrica e akull, kryesisht në akset rrugore rurale malore, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për t’ju ardhur në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës në rast nevoje.

Shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, Forcat Shqiponja dhe ato të FLO-së, janë të gjitha në terren, në të gjithë vendin, duke monitoruar qarkullimin dhe për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në rast nevoje.

Në zonat me rrisk, do ketë patrullime të shtuara nga Policia Rrugore për të orientuar drejtuesit e mjeteve.
Njëkohësisht Policia Rrugore po bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktuese, për mbajtjen pastër të rrugëve dhe për të pasur në gadishmëri mjetet borëpastruese në rast të prezencës së akullit apo dëborës në rrugë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që në rradhë të parë të shmangin lëvizjet e panevojshme kryesisht në zona malore ku ka prezencë të dëborës, ngricës e akullit.

✅ Të vendosin gomat dimërore dhe të kenë me vete zinxhirët të gjithë ata drejtues mjetesh, që lëvizin në zonat ku ka prezencë të dëborës, ngricës e akullit.
✅ Të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara apo udhëzimeve të shërbimeve të policisë për akse rrugore të veçanta, të tregojnë kujdes dhe të ruajnë distancën gjatë lëvizjes.

✅ Të mos përdorin në asnjë mënyrë celularin, gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit dhe drejuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse.
✅ Të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra në rrugë dhe të qëndrojnë në radhë në rast se në ndonjë segment rruge për arsye të ndryshme, mund të ketë qarkullim të ngadaltë apo ndalim qarkullim.

Policia Rrugore është prezente në rrugë në ndihmë të drejtuesve të automjeteve, kësaj radhe jo për t’i ndëshkuar, por për t’i ndihmuar me qëllim sigurinë e jetës.
Për çdo problematikë dhe ndihme, telefononi në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital dhe policia do jetë menjëherë në ndihmën tuaj.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve që të kontribuojnë, që bashkërisht ta kalojmë edhe këtë situatë të vështirë të motit me temperatura shumë të ulëta, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës.

Pas

I ulur pranë Linda Ramës dhe kryeministrit/ Meta ndan fotot nga ceremonia, Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj merr detyrën

Para

Berisha komenton deklaratën e presidentit turk: Vjen Erdogani dhe na kërcënon në Parlament

Para
Berisha komenton deklaratën e presidentit turk: Vjen Erdogani dhe na kërcënon në Parlament

Berisha komenton deklaratën e presidentit turk: Vjen Erdogani dhe na kërcënon në Parlament

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar