Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi sot nga salla e Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor për përfshirjen e kreut të qeverisë Edi Rama dhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në procesin e pastrimit të parave.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh kundër ligjit që po diskutohet në sallë mbi rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe shtoi se është e nevojshme që lufta për pastrimin e parave ta nis punën me hetimin e kreut të qeverisë dhe shefit të opozitës.
“Mendoj se parlamenti duhet të ndalet, me dy krerët e “Meduzës” së larjes së parave, kreun e Meduzës Edvin Kristaq Rama për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshorë të cilën nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava, për pastrimin e parave i cili mbylli çështjen në prokurori.
Nëse ne duhet të bëhemi serioz në luftën kundër këtij krimi të shëmtuar që ushqen krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizimin, duhet të vendosim në hetim të plotë si kreun e “Meduzës” ashtu edhe Lul Bravës. Larja e parave të pista është mekanizimi kryesor i investimeve me bashkëpunëtorët e tyre.
3 orë protestuan ata për shtëpitë e tyre përpara larësit të parave dhe nuk foli askush gjysëm fjale. Kleptokracia nuk ka zemër, ka para dhe vetëm vjedhje parash, ndaj gjykoj që këto ligje të ridimesionohen. Një Komision Hetimor është i nevojshëm për kreun e “Meduzës” dhe Lul Bravës. Më mirë është parlamenti ta bëj këtë gjë”- tha Berisha.