Këngëtarja Beatrix Ramosaj doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” në spektaklin e së premtes.
Madje ajo refuzoi dhe ftesën për të qenë pjesë e “Fan Club”.
Moderatorja Dojna Mema bëri të ditur se këngëtarja është shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht.
E ndërkohë që Trixa po përshtatet me botën jashtë, pas daljes nga shtëpia e famshme, në profilin e saj në Instagram po bëhet nami.
Numri i ndjekësve në Instagramin e saj po rritet nga dita në ditë dhe aktualisht këngëtarja sapo ka arritur mbi 600 mijë followers.