• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Si mund të sillesh si rrotë k*ri?” Zgjedhjet në FSHF, Veliaj shantazhon anëtarët e shoqatës Tirana: Ne i kemi b*let prej hekuri

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Si mund të sillesh si rrotë k*ri?” Zgjedhjet në FSHF, Veliaj shantazhon anëtarët e shoqatës Tirana: Ne i kemi b*let prej hekuri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po ndërhyn fuqishëm në zgjedhjet e Shoqatës rajonale të futbollit Tirana, të cilat pritet që të mbahen sot, dhe iu paraprijnë zgjedhjeve për kreun e FSHF-së në datën 2 Mars.

Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Tiranës, flet me një gjuhë rruge, dhe shantazhon trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik se si të votojnë gjatë ditës së sotme.

”Si mund ti presi robi koqet, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës”, shprehet Veliaj, ndërsa shton më tej.

‘Ne i kemi bolet prej hekuri’.

Ndërkohë mes të tjerave në audio, Veliaj dëgjohet duke thënë se ‘futbolli është i vetmi ishull’, që iu ka mbetur pa pushtuar socialistëve.

Burime bëjnë me dije se pas këtij përgjimi, FSHF ka kallëzuar në prokurori Veliajn.

Veliaj po kërkon me çdo kusht që Duka të mos rikandidojë për kreun e FSHF-së, dhe për këtë ditët e fundit ka kërkuar dhe një hetim ndërkombëtar ndaj tij, me pretendimin se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën.

Menjëherë pas deklaratave të tij, prokuroria ka nisur një hetim për Dukën, njësoj si të ishte institucion varësie i kryebashkiakut.

Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani, u shpreh se Veliaj për gati gjysmë ore ka bërë shantazh të vazhdueshëm që në krye të shoqatës rajonale të Tiranës të zgjidhet Eduard Prodani.

“Në audiopërgjim zëri dëgjohet kur thuhet: “Do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për ti bërë shurrën në shtëpinë e tyre. Jo Uefa e Fifa të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për tia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK.

Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është I vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll”, ka thënë Verçani.

Deklaratat e Veliajt:

“Ky takim është takimi që bën çdo skuadër te dhoma e zhveshjes, o dalim me mentalitet fitues, ose na marrin përpara.

Jemi në këtë sallë 40 vota nga 54 apo 56 që janë nesër, jemi 40 burra këtu, unë me këtë sallë fitoj Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, unë e kam marrë përsipër dhe i kam dalë përballë.

I bie që të jemi dele, Enver Hoxhës i ramë në qafë, mandati i 6? Saliu 3 mandate, seriozisht? Jemi dele, ai merr 2 milionë dhe ne na gënjen me 250 mijë lekë.

Kur na është dhënë mundësia me bashkëpunu e kemi bërë. Harxhuam dy milionë euro për fushën te Lapraka, ne i kemi këto mundësi, nuk ia jap dot lekët e taksave një hajduti, sma bën zemra mo llah.

Kush më ka provuar në këtë qytet e di punët e mira që janë bërë, i vetmi ishulll që ka mbetur komplet pa vënë dorë është futbolli. Edhe ju jeni familjarë, keni një dhomë ku ju nuk futeni?

Nuk ka asnjë problem, prapë jemi 40 burra, kjo është shumë kollaj pas 20 vitesh, nëse ky grup nuk e bën punën mirë, atëherë e rrëzojmë, kushdo që vjen pas, ne e dimë që këta nuk janë të paprekshën.

Kjo duhet të jetë mësim për çdo tjetër, ligji e thotë që dhe për Lali Erin, që letrat higjenike duhet me faturë, nuk ke nga e luan b*thën? Çfarë qenka ky ishull i pavarur, po nuk pate bole… do ikësh dhe ti.

Djali im është 3-vjeç, ditë e dielë sot, unë kam plot punë, mos me e zgjidh një banalitet. Nuk është se i kemi inat ata, por kemi njëlloj idealizmi, njëlloj besimi. (Përmend bizneset e familjes Duka). Po prit mo burrë, si mund ti ketë një familje të gjitha? Pse të bëhemi ne lupsa të futbollit, ne jemi zot, jemi zot.

Sot jam bo me mastër, sot dy javë më janë hapur sytë me këtë punë. Ky i zgjedh vetë zgjedhësit. Ne nuk shkojmë si cjapi te kasapi, për dy javë mu hapën sytë, i thashë unë, se nëse ai prej Tiranën nesër me 40 çunat e mi! I thashë atij, i thuaj shefit tat, o të iki vetë, ose ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë qytet më qytet.

Unë e kam ndarë mendjen, më jepni një dorë nesër që ti hedhim tuç ata.

Ne pasi të fitojmë nesër prapë do të jemi rivalë, janë beteja të këndshme për ti pasur, secili do shkuadrën e vetë përpara, ne duam luftën me këta, betejat e vogla i kemi më kollaj.

Po mirë mor Sul që qesh me mu. Si ka mundësi që ju ka marrë dinjtetin, burrërinë. Si mund të presë robi k… e të sillet si rrotë k… ndërkohë që është njeri i futbollit ka luajtur gjithë jetën futboll. Ne nuk jemi kurva që fshihemi. Ne jemi burra. E 40 burra do shkojmë aty për ti bërë shurrën.

Ndeshja është në 3, siç jeni 100 burra këtu, 40 votuesve të tjerë, që janë anëtarë të shoqatave ose menaxherë, do takohemi te parku olimpik, te ndërtesa ngjit….. siç erdhëm sot me burrni, që i pa televizioni vetë, bashkë me atë Ylli Pasmaçiun, se tek Ylli do përfundojë kjo histori, do bëhen dy shokë, më mirë të na shohin të gjithë bashkë dhe të themi, po mo po, ne nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi burra dhe 40 burra do shkojmë aty dhe do themi këto janë votat tona.

Hape derën dhe do ta bëjmë shurrën mu në shtëpinë tate, që të kuptosh që këtu je tall boll dhe po ta bëjmë këtë lojë, dhe po të dalim nga kjo dhomë e zhveshjes në atë fushë, me këtë mentalitet, ne do fitojmë. Jeni dakord?” /Faxnews

Pas

“Duket e pabesueshme, por është e vërtetë” Alfred Cako tregon se çfarë fshihet pas “Big Brother”

Para

“Vendim i padrejtë” Tre doza vaksine për të hyrë në Kosovë, qytetarët protestojnë të irrituar

Para
“Vendim i padrejtë” Tre doza vaksine për të hyrë në Kosovë, qytetarët protestojnë të irrituar

“Vendim i padrejtë” Tre doza vaksine për të hyrë në Kosovë, qytetarët protestojnë të irrituar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Recent News

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025
Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

08:30 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar