• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Pse ofendon?” Mandi i Nishtullës dhe Silva Gunbardhi përplasen te ‘Shihemi në Gjyq’: Ti me Alfred Sulën e keni shitur këngën në 30 shtete

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Pse ofendon?” Mandi i Nishtullës dhe Silva Gunbardhi përplasen te ‘Shihemi në Gjyq’: Ti me Alfred Sulën e keni shitur këngën në 30 shtete
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pasditen e sotme këngëtarët Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi kanë bërë një ballafaqim me njëri-tjetrin.

Përplasja ndodhi te programi “Shihemi në gjyq” për shkak të këngës ‘Të ka lali shpirt’.





Mandi Nishtulla ka akuzuar kolegen e tij se e ka shitur këngën bashkë me Alfred Sulën (i cili kishte edhe studion muzikore) në 30 vende të Evropës. Madje sipas Mandit, e kanë dërguar edhe Afrikë, te një kolegia e tij.

Nga ana e saj, këngëtarja Silva Gunbardhi ka reaguar duke thënë se nuk e ka shitur këngën dhe nuk mund të shiste një këngë që nuk mbante emrin e saj.

Mandi Nishtulla: Silva e di sa kemi dhënë ne për atë këngë, në çdo muaj i kam parapagesat këtu. Ty të kam motër se ke pranuar të vish. Pagesa ime është 5 mijë dollarë në muaj. E di çfarë dua të them që na kanë vjedhur të drejtën mua dhe ty.

Silva Gunbardhi: Unë e kam problem kur më bëjnë hajdute mashtruese, që kam bërë vila. Nuk vuaj unë për lekë Mandi.

Mandi Nishtulla: Janë miliona klikime Silva.

Eni Çobani: Tani do flasim për kontratat, Silva ke firmosur dhe ke marrë 10 për qind. 40 për qind të kësaj kënge i merr Alfred Sula dhe 50 për qind i merr firma Akromax. Tani Mandi dhe Silva para se të merrni vendime duhet të lexoni ligjin, Silva është vetë me formim ligjor ndërsa Mandi jo. Mandi ka përgjegjësinë e madhe që ka krijuar një këngë dhe sot nuk ka një kontratë që të mbrojë të drejtën e tij. Më në fund u desh tani ky fillimviti që të dalë kjo. Çfarë thotë ligji Alfred i dashur dhe më sigurove që ‘unë kam marrë të gjitha të drejtat e sigurimit dhe përdorimit nga z. Mandi. Po të bëj një pyetje publikisht, nuk ke pranuar të flasësh në telefon.

Mandi Nishtulla: Sepse është një hajdut i jashtëzakonshëm.

Eni Çobani: Të lutem, ky zotëria që juve thoni që nuk ka asnjë të drejtë por me një kontratë të Akromaksit dhe me një firmë të babait të tij Pëllumbit, ka firmosur shitjen e kësaj kënge si autor i kësaj kënge një këngëtareje me famë në bullgari, Dezis Slava. Mandi më siguron që kënga është shitur por nuk është shitur vetëm në Bullgari.

Mandi Nishtulla: Në 28 vende të Evropës e kanë shitur.

Eni Çobani: Por është shitur edhe në Rumani. Mandi pretendon se është shitur në 28 vende

Ardit Gjebrea: E kanë shitur ata?

Mandi Nishtulla: Po ata e kanë shitur

Ardit Gjebrea: Ah ti ia dhe vetëm bullgarit!?

Eni Çobani: Vetëm Rumanisë dhe Bullgarisë ia ka dhënë Mandi. Si është e vërteta e kësaj?

Silva Gunbardhi:: E vërteta është që Alfred Sula, kur unë u shqetësova shumë se kam muaj që akuzohem si hajdute, falsifikatore, si mashtruese

Mandi Nishtulla: Të kërkoj ndjesë se vetëm më ke dhënë të drejtë. Kemi pasur edhe shaka bashkë, ti e di çfarë shakash kemi pasur

Silva Gunbardhi: Kam qenë gjithmonë serioze dhe me të drejtën.

Mandi Nishtulla: Po thua gënjeshtra se nuk je e drejtpërdrejtë.

Silva Gunbardhi: Çfarë kam bërë unë që të akuzohem si mashtruese, hajdute kam blerë vila dhe akuza të tilla të rënda.  Jam akuzuar se kam vjedhur Mandin.

Mandi Nishtulla: Atje njihet Mandi Nishtulla.

Silva Gunbardhi: Mi ka marrë lekët ajo gaxhia, ajo e bardha.

Mandi Nishtulla: Po pse ofendon ashtu, unë s’të ofendova? Pse po thua tani që po bën dallim racial.

Silva Gunbardhi: Ah kaq të rënda kanë qenë fjalët e tua sa sot prekesh Mandi! Sepse kështu the që nuk marr lekë se jam i këtij komuniteti, jam me ngjyrë tha. E ktheu në raciale!

Mandi Nishtulla: Ti dhe Alfred Sula ke shitur këngën në 30 vende të Evropës, madje deri në Afrikë te Saho, te kolegia ime.

Silva Gunbardhi: Kur nuk ka emër aty; Silva Gunbardhi, si ta shes këngën mo Ardit ? Ma tregon pak këtë logjikën e Mandit?

Ardit Gjebrea: Nuk e ka shitur Silva këngën.

Mandi Nishtulla: Po kush e ka shitur këngën?

Silva Gunbardhi: Studiot…

Mandi Nishtulla: Ti marrke 10 për qind prej Alfredit dhe nuk e marrke këngë.

Silva Gunbardhi: Më thanë Silva do firmosësh se do lekë Mandi, po le ti marrë lekët Mandi. Më bëhet qejfi.

Mandi Nishtulla: Pse nuk ma dhe të drejtën kur ishte 20 milionë klikime kënga. Fol me mua, kur ishim te Sheratoni.

Pas

Aksident në Lushnje/ Përplasen 2 makina, raportohet për 3 të plagosur

Para

“Ja çfarë do të ndodhë këtë vit” Balla paralajmëron ndryshimin e madh

Para
“Ja çfarë do të ndodhë këtë vit” Balla paralajmëron ndryshimin e madh

“Ja çfarë do të ndodhë këtë vit” Balla paralajmëron ndryshimin e madh

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar