• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli i “Game of Thrones”, Jason Momoa, dhe Lisa Bonet i dhanë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre. Ata u martuan në vitin 2017 pas një historie të gjatë dashurie e cila nisi në 2004-ën. Jason dhe Lisa nuk janë të vetmit që ndahen pak vite pas martesës, ndërkohë që kanë pasur një marrëdhënie të gjatë para saj. Kujtojmë Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Lauren Holly dhe Jim Carrey, Usher dhe Grace Miguel etj. Pra, pse ndodh që edhe lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës?

Pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës





Ka disa arsye. Në një artikull të Bright Side përmenden 7 arsye goxha domethënëse për raportet e tilla.

1 – Mungesa e përkushtimit

Kur njerëzit janë në një lidhje, përpiqen vazhdimisht që ta bëjnë personin e zemrës të ndihet i veçantë. Por nga ana tjetër, pas martesës, një pjesë e çifteve e konsiderojnë raportin si “të mirëqenë” dhe fillojnë të mos përkushtohen si zakonisht. Kështu, me kalimin e kohës, krijohet një hendek i madh mes bashkëshortëve.

2 – Raporti i ngushtë në fillim

Sipas një studimi të botuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, çiftet që janë tepër të lidhur në fillim, kanë më shumë gjasa që të divorcohen. Kur e shfaqni dashurinë vazhdimisht dhe surprizat arrijnë në atë pikë sa partneri nuk surprizohet më, situata mund të bëhet e mërzitshme pas martesës. Kjo i bën njerëzit të mendojnë se nuk ka më ndjenja dhe rrit presionin në lidhje.

3 – Nuk ishte dashuri e vërtetë

Një ndër gabimet që bëjnë shumë çifte është se ngatërrojnë dashurinë me “të qenit rehat”. Njerëzit që kanë lidhje prej shumë kohësh, mund të ndodhë që të mos jenë realisht të dashuruar me njëri-tjetrin, por thjesht të “jenë rehat”. Zakonisht ndodh që pasi martohen e kuptojnë se nuk janë vërtet të dashuruar.

4 – Njerëzit ndryshojnë

Njerëzit ndryshojnë me kohën dhe po kështu interesat dhe nevojat e tyre. Ndryshojnë përparësitë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Shumë çifte rriten me njëri-tjetrin dhe vendosin të ecin përpara, ndërkohë që të tjerë nuk e përballojnë dot së bashku ndryshimin dhe vendosin të ecin në rrugë të ndara për të përmbushur qëllimet individuale.

Në njoftimin për ndarjen, Lisa dhe Jason thanë se “dashuria mes tyre vazhdon të evoluojë”, por duan ta lënë të lirë njëri-tjetrin në mënyrë që të “bëhen ata që po mësojnë të bëhen”.

5 – Nuk janë gati

Të martohesh me dikë thjesht e vetëm sepse njiheni prej kohësh, nuk është arsye. Të lejosh presionin e miqve, kolegëve dhe familjarëve për të ndërmarrë një hap për të cilin nuk jeni gati, është e gabuar dhe mund t’ju çojë në divorc.

6 – Zbulimi i një ane tjetër të tij/saj

Të paturit një lidhje të gjatë nuk do të thotë se njihni gjithçka për të. Kur martoheni dhe filloni të jetoni bashkë, zbuloni shumë karakteristika, të cilat ndodh që të mos i pëlqeni. Çështje si paratë, pasiguritë, mbivlerësimi, mospërfillja etj. janë të rëndësishme në një martesë.

7 – Mospërshtatja

Njerëzit ndodh që kanë edhe pritshmëri joreale për një lidhje të caktuar. Imazhi i “jetës së lumtur dhe të përsosur” nuk ekziston. Ndodh nëpër filma, por jo në realitet. Jo të gjithë janë të gatshëm për përgjegjësitë e martesës, pavarësisht se mund të hiqen sikur mund të përballojnë çdo vështirësi.anabel

Pas

Lidhja Donald – Beatrix, Antigone Ramosaj mbështet deklaratën e komentuesit për Bora Zemanin? Mos të vrapojë pas meshkujve…

Para

10 punët që kanë më shumë gjasa të shkaktojnë divorc

Para
10 punët që kanë më shumë gjasa të shkaktojnë divorc

10 punët që kanë më shumë gjasa të shkaktojnë divorc

Të Gjitha

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

nga Fast News
09:47 | 07/07/2025
0

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

nga Fast News
09:44 | 07/07/2025
0

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

nga Fast News
09:42 | 07/07/2025
0

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

nga Fast News
10:00 | 06/07/2025
0

Recent News

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

09:47 | 07/07/2025
Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

09:44 | 07/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar