• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Pse flemë? Shkenca mund ta ketë gjetur më në fund përgjigjen

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Pse flemë? Shkenca mund ta ketë gjetur më në fund përgjigjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Dy shekuj më parë, mjeku skocez Robert Meknish, teorizoi se qëllimi i gjumit ishte “ripërtëritja e mendjes”, duke i ofruar asaj një periudhë pushimi të thellë. Ideja se gjumi ndihmon në ripërtëritjen e një truri të lodhur kishte ekzistuar shumë kohë përpara Meknish.

Por deri 20 vjet më parë, shkencëtarët e gjumit e pranonin se nuk e kuptonin qëllimin themelor që ka gjumi. Për dekada, ne kishim arritur të kuptonim proceset e rëndësishme biologjike që ndodhnin gjatë gjumit,dhe arsyen se pse shumë gjëra shkonin keq kur ne nuk flinim mjaftueshëm.

Por asnjë nga këto zbulime nuk arriti të shpjegonte arsyen pse qeniet njerëzore, por thuajse edhe çdo lloj tjetër gjallese në Tokë, e kalonte në gjumë një pjesë shumë të madhe të jetës. Dhe zbulimi kohët e fundit i një sistemi të fshehur të trurit, mund të japë më në fund përgjigjen.

Proceset metabolike dhe ato qelizore që ju mbajnë gjallë,nuk janë plotësisht efikase.

Ato prodhojnë mbeturina. Fatmirësisht, trupi juaj është i pajisur me një lloj sistemi të menaxhimit të mbetjeve. Ai quhet sistemi limfatik, dhe rrjeti i tij i lëngjeve, nyjeve, enëve dhe organeve, mbledh dhe eleminon të gjitha mbeturinat qelizore – si bakteret, proteinat dhe çdo mbetje tjetër të padëshiruar – që grumbullohet brenda trupit tuaj.

“Nevoja universale biologjike për gjumë në shumë specie, mund të pasqyrojë të paktën pjesërisht, nevojën për pastrimin glimfatik. Ne e kemi ditur ekzistencën e sistemit limfatik që nga fundi i viteve 1700. Por deri vonë, ekspertët nuk kishin arritur të gjenin një sistem ekuivalent në trurin e njeriut.

Kjo ndryshoi një dekadë më parë, kur një grup studiuesish në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Roçesterit në Nju Jork, zbuluan në tru një “sistem pastrimi” të panjohur më parë. Ata e quajtën atë sistemi glimfatik, dhe treguan se si ai ndihmonte në mbledhjen e mbetjeve qelizore dhe largimin e tyre nga sistemi nervor qendror.

“Sa më gjatë të qëndrojmë zgjuar, aq më shumë nënprodukte qelizore krijohen në tru. Sistemi glimfatik i shpëlan këto nënprodukte qelizore, në mënyrë që të mos shkaktojnë dëme në qelizat e trurit”- thotë Xhin Dafi, neuroshkencëtare dhe studiuese e gjumit në Spitalin e Grave në Boston.

Sipas një artikulli të botuar në vitin 2020 në revistën “Trends in Neurosciences”, sistemi glimfatik kishte mbetur i pazbuluar për kaq shumë kohë, sepse kanalet arteriale që përdor ai për të transportuar lëngje dhe mbeturina, janë të dukshme vetëm brenda indit të gjallë të trurit.

Ndaj për të zbuluar ekzistencën e këtyre kanaleve, u deshën imazhet me rezolucion të lartë, të marra brenda trurit të minjve të gjallë.“Një zbulim tjetër, ndoshta po aq i rëndësishëm, është se pastrimi glimfatik është kryesisht aktiv gjatë gjumit”- shkruanin autorët e atij artikulli në “Trends in Neurosciences”.

Pastrimi i gabuar i mbeturinave, mund të shpjegojë lidhjen midis gjumit të dobët dhe dhimbjeve kronike të migrenës. Dafi thotë se të qëndruarit zgjuar shkakton një grumbullim të nënprodukteve qelizore dhe mbeturinave të tjera neurologjike.

Me sa duket, synimi i gjumit është t’i japë sistemit limfatik të trurit tuaj mundësinë të pastrojë këto mbeturina. “Nevoja universale biologjike për gjumë tek shumë specie, mund të pasqyrojë të paktën pjesërisht nevojën për pastrimin glimftik”- shkruajnë autorët e studimit.

Në mbështetje të kësaj hipoteze, studimet e fundit kanë zbuluar se sistemi glimfatik pastron nga truri peptidet beta amiloide. Grumbullimi i amiloidit beta, mendohet të jetë një nxitës kryesor i sëmundjes së Alzheimerit, që përbëhet nga një sërë sëmundjesh neurodegjenerative që lidhen me gjumin e pamjaftueshëm ose jo cilësor. / Medium – Bota.al

Pas

Pasojat “katastrofike” nga shpërthimi në Athinë, ndërtesa të dëmtuara deri në 200 m larg

Para

Afera e inceneratorëve/ Pas arrestimit të Lefter Kokës, shpallen në kërkim 2 biznesmenët e njohur

Para
Afera e inceneratorëve/  Pas arrestimit të Lefter Kokës, shpallen në kërkim 2 biznesmenët e njohur

Afera e inceneratorëve/ Pas arrestimit të Lefter Kokës, shpallen në kërkim 2 biznesmenët e njohur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar