Një pjesë e protestuesve demokratë që janë mbledhur sot para selisë së Partisë Demokratike kanë sulmuar anëtarin Roland Bejko.
Teksa zyrtarisht protesta nis në orën 12:00, protestuesit të cilët janë aktualisht para selisë kanë ngriur banderolat e para.
Në murin e selisë është ngjitur edhe një poster ku shkruhet “Sot shpallet fituesi VIP I Big Brother, kujdes spiunët”.
Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Berisha i cili e kishte paralajmëruar këtë para disa ditësh.
Teksa një numër i shumtë i protestuesve demokratë janë mbledhur para selisë blu ata kërkojnë largimin e Bashës nga zyra e tij.
Nga ana tjetër, kredemokrati së bashku me nënkryetarët dhe anëtarë të tjerë ndodhet në seli ku është duke zhvilluar një mbledhje.