• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

 Përplasja me ar më mes dy grupeve, policia e Dibrës ekzekuton masat e arrestit për 4 persona (Emrat)

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
 Përplasja me ar më mes dy grupeve, policia e Dibrës ekzekuton masat e arrestit për 4 persona (Emrat)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin “Liqeni i Zi”, duke zbardhur një përplasje me armë të ndodhur në vitin 2020 mes disa personave, për motive pronësie.

Përkatësisht Policia ka ekzekutuar urdhrin arrest me burg për shtetasit Sh. T., 53 vjeç, banues në Bulqizë, E. T., 25 vjeç, banues në Bulqizë dhe A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë – aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë.

Ndërsa shtetasi L. L., 29 vjeç, banues në Bulqizë masa e sigurisë arrest në shtëpi.

DVP Dibër
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi” i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur me 20 nëntor 2020, ku dy grupe personash qëlluan me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit.
Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 1 masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë dhe vijimit të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2020 kundër personit, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë dhe arrestimi i shtetasve:

Shaqir Tollja, 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
Erlind Tollja, 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
Aleksander Algeri, 34 vjeç, banues në Tiranë, (me mase sigurie arrest në burg, aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë).
Loraldo Lika, 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në shtëpi).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore(shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive pronësie, shtetasit Shaqir Tollja dhe Erlind Tollja, duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A., të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi Loraldo Lika, i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Pas

Telashet nuk kanë të sosur për bujqit, serat e sapombjella po dëmtohen nga ngricat

Para

Zbulohen sekretet e banorëve në Big Brother/ “Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe”

Para
Zbulohen sekretet e banorëve në Big Brother/ “Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe”

Zbulohen sekretet e banorëve në Big Brother/ "Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe"

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Recent News

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar