• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PD del me qëndrim zyrtar për përjashtimet: Ishin përgatitur për gjakderdhje mes demokratëve!

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
PD del me qëndrim zyrtar për përjashtimet: Ishin përgatitur për gjakderdhje mes demokratëve!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka dalë me një qëndrim zyrtar për përjashtimin e Sali Berishës dhe 8 anëtarëve të tjerë të kësaj force politike. Po ashtu, janë pezulluar dhe 19 anëtarë të Grupit të Rithemelimit të Sali Berishës, që janë njëkohësisht edhe pjesë e strukturave të PD.

Referuar deklaratës zyrtare, thuhet se protesta e datës 8 janarit kishte qëllim të shkaktonte gjakderdhje mes demokratëve. Për të pezulluarit, ka një kusht që ata të rikthehen në PD, që të distancohen nga aktet e dhunës ndaj selisë së Partisë Demokratike.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;



Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:

1. Sali Berisha

2. Flamur Noka

3. Edmond Spaho

4. Albana Vokshi

5. Bujar Nishani

6. Arben Ristani

7. Rigels Muçollari

8. Keltis Kruja

9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

1. Agron Shehaj

2. Aldo Bumci

3. Belind Këlliçi

4. Blendi Himçi

5. Clirim Gjata

6. Edi Paloka

7. Edith Harxhi

8. Eno Bozdo

9. Ervin Minarolli

10. Genc Deromemaj

11. Genc Pollo

12. Gent Strazimiri

13. Ivi Kaso

14. Ledina Mandija

15. Lorenc Luka

16. Luan Baçi

17. Mimoza Hajdrmamataj

18. Oerd Bylykbashi

19. Tritan Shehu

Pas

Sërish tërmet i fortë afër Greqisë, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Para

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ndërron jetë në moshën 65-vjeçare

Para
Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ndërron jetë në moshën 65-vjeçare

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ndërron jetë në moshën 65-vjeçare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

nga Fast News
08:30 | 17/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
08:00 | 17/12/2025
0

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

nga Fast News
10:56 | 16/12/2025
0

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

nga Fast News
10:54 | 16/12/2025
0

Recent News

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

08:30 | 17/12/2025
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

08:00 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar