E fejuara e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, ka komentuar protestën që u mbajt sot para selisë së Partisë Demokratike.
Ajo u shpreh e indinjuar për situatën ku ndodhet sipas saj opozita “false” e Bashës.
Blogerja pohoi se nuk ka bërë vaki që dikush të qendrojë me dhunë në detyrë, kur demokratët nuk e duan.
“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet.
Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan.
Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100.”, shkruan Mevlani e indinjuar.