• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nuk do ta besoni/ Këta janë personazhet e showbizzit shqiptar që refuzuan ftesën për të hyrë në “BB VIP”

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Nuk do ta besoni/ Këta janë personazhet e showbizzit shqiptar që refuzuan ftesën për të hyrë në “BB VIP”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Reality-show “Big Brother” u rikthye këtë tetor pas katër vitesh mungesë, me një format ndryshe nga ai i viteve të kaluar. Banorët e këtij edicioni janë personazhe të njohur për publikun prej profesionit të tyre apo pjesëmarrjes në reality-show të tjerë. Pjesë e spektaklit ka pasur shumë personazhe të famshëm, por ka dhe shumë të tjerë të cilët e kanë refuzuar një ftesë për të marrë pjesë.

Më poshtë keni të listuar 10 personazhe publikë që kanë deklaruar se kanë refuzuar ftesën për të hyrë në Big Brother Vip, si dhe kanë dhënë shpjegimet përkatëse.

1. Keisi Medini

Vajza e ish-banorit të Big Brother Vip, Sabianit ka qenë ndër të parat që ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë e Big Brother. Lajmin e bëri të ditur vetë Sabiani, i cili tha se ajo e kishte refuzuar ftesën pasi kishte ndërruar mendje. “Keisi është ndër të parat të cilave iu është kërkuar të futet. Na ëshë këruar të futemi të dy dhe faleminderit produksionit. Keisi ishte bërë gati për t’u futur, por ka ndërruar mendje më pas”, u shpreh Sabiani pas eleminimit nga loja.

2. Robert Berisha

Këngëtari dhe moderatori ka pranuar se ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e Big Brother një muaj para nisjes së tij dhe ka treguar gjithashtu arsyen pse e refuzoi. “Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. No money no funny. Askush nuk paguhet, është e pavërtetë dhe në fund a i marrin apo jo 100 mijë eurot, siç ka ndodhur dhe në vitet e tjera. Të lë jetën time për të të bërë shoë ty duhet të më paguash”, u shpreh Roberti.

3. Çiljeta Xhilaga

Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, këngëtarja zbuloi se ka marrë ftesë që të jetë pjesë e këtij reality-show, por e ka refuzuar. “Në fakt e mora por më shijon më shumë shtëpia ime”, ka shkruar këngëtarja.

4. Oriola Marashi

E ëma e modeles zbuloi në një intervistë se edhe Oriola ka marrë ftesë. “I ka ardhur, por nuk ka patur kohë”, tha ajo.

5. Roza Lati

Moderatorja e emisionit ‘Why Not’ tregoi se edhe ajo e ka refuzuar Big Brother VIP për arsye pune. “Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tha ajo në një interviste.

6. Linda Halimi

Këngëtarja tregoi nëpërmjet Instagramit të saj se e kishte marrë ftesën, madje i kishte vënë kusht produksionit që të hynte bashkë me vazjën e saj. “Isha unë. S’mund ta lija fëmijën 100 ditë pa mamin”- shkruante Linda.

7. Shpat Kasapi

Shpat Kasapi dhe dhe bashëshortja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ai është shprehur se e vetmja asrye pse ka refuzuar ftesën për të hyrë në BB Vip është sepse dëshiron t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë.

8. Mihrije Braha

Këngëtarja nga Mitrovica, Mihrije Braha ka deklaruar se për shkak të angazhimeve të shumta, nuk ka mundur që ta pranojë ftesën e Big Brother VIP. Ndër të tjera “Prive” zbuloi se këngëtares i është ripërsëritur ftesa disa herë për të qenë pjesë e formatit, por ajo përfundimisht e ka refuzuar.

9. Marjana Kondi

Ftesa e aktores u zbulua nga miku i saj Ervin Kurti në një emision, ku ai shtoi se dhe ajo e ka refuzuar.

10. Fation Kuqari

Ish-konkurrenti i Për’Puthen, fation Kuqari, në një intervistë u shpreh se e ka marrë gjithashtu ftesën por ka vendosur ta refuzojë. ” Nuk jam futur për arsye se duke njohur veten… je në një shtëpi, bashkëjeton me një shok edhe ka intriga, jo më… Nuk shkoj për tu zënë, por nuk dihet, nuk mund të parashikoj, jam tip që nuk rri dot në një vend dhe jam shumë emocional, në maksimum”.

Gazeta Panorama

Pas

“O njerëz ngrihuni se është turp” Berisha publikon thirrjen dëshpëruese të fermerit: E shitën Shqipërinë

Para

Lindi në avion/ 20-vjeçarja braktis foshnjen në tualet, ja si e zbuloi policia

Para
Lindi në avion/ 20-vjeçarja braktis foshnjen në tualet, ja si e zbuloi policia

Lindi në avion/ 20-vjeçarja braktis foshnjen në tualet, ja si e zbuloi policia

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar