E dashur grua, që nuk ke qenë vetvetja kohët e fundit,
Qëndro me shpresë! Mos e humb shpresën!
Do të kthehen të gjitha. Qetësia jote, besimi yt, gjallëria jote, gëzimi yt, drita që mbush zemrën tënde. E di që ndihesh sikur ke humbur vetveten dhe se e gjithë bota po shkatërrohet, por kjo është vetëm një fazë… dhe do të kalojë.
Është vetëm një kapitull i historisë që po shkruan dhe kur kjo të përfundojë, do ta gjesh veten përsëri.
Është e vështirë të përshkruhet saktësisht se si je ndjerë si kohët e fundit. Ti ndihesh sikur ke humbur kontrollin mbi jetën tënde dhe se nuk po bën asgjë të mirë. Sikur nuk po jeton jetën tënde!
Por, të gjitha këto do të largohen. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë! Dhe nëse je gati të heqësh dorë, të mos presësh, mbaj mend një gjë: Ti ke lindur për këtë!
Ti ke lindur për t’i treguar botës sa e fortë dhe elastike je dhe se mund të luftosh kundër çdo gjëje që të dëmton.
Dhe e di që ke kaluar më keq. Edhe më keq, e vërtetë? Tani, po mendon se të kanë lënë me vetëm një mundësi – të heqësh dorë, por, e ke gabim. Oh, e ke shumë gabim.
Marrëdhëniet e këqija, thyerjet e zemrës, dështimet në jetë, ëndrrat e papërmbushura, qëllimet e paarritura – ti i ke kaluar të gjitha këto. Por, e di çfarë?
Të gjithë kemi qenë në atë situatë!
Ne të gjithë e kemi ndjerë si është të të thyhet zemra në miliona copa të vogla dhe të të lënë vetëm të mbledhësh copë pas cope. Ne të gjithë e kemi ndjerë si është të jesh në një marrëdhënie të njëanshme, në të cilën ndjenjat nuk të kthehen dhe në vend që të ndihesh e dashur, e respektuar dhe e përmbushur ndihesh e vetmuar, e pavlerësuar dhe e zbrazët.
Ne e kemi ndjerë të gjithë se si është të jesh aq afër arritjes së qëllimeve tuaja dhe pastaj ndodh diçka e papritur që prish gjithçka. Dhe pastaj, fillon të mendosh se je e paaftë, e dobët, pa vlerë. Fajëson veten dhe mendon se duhet ta kishe provuar më shumë, që duhet të kishe dhe mund ta kishe bërë më mirë.
Por, çfarë vlere ka të stërmundosh mendjen me mendime si këto?
Nuk duhet të lejosh që thyerjet e zemrës dhe dështimet të të shkatërrojnë. Nuk mund të largohesh nga gjithçka që dëshiron. Ti ke një mundësi tjetër:
Ti mund të ngrihesh si një Feniks nga hiri dhe të sjellësh ndërmend se kush je!
Mbaj mend fuqinë tënde, elasticitetin dhe vlerën tënde. Mbaj mend të gjithë njerëzit në jetën tënde që të kanë dashur dhe do të vazhdojnë të të duan pavarësisht gjithçkaje.
Dhe e di që do të zgjedhësh opsionin e dytë. Për shkak se e ke bërë të njëjtën gjë më parë, apo jo?
Ti ndihesh sikur nuk e ke më kontrollin e jetës tënde, sikur gjithçka po bëhet copë-copë. Por, gjithçka që mendove se ishte e vërtetë rezultoi të ishte e rreme. Kuptove se gjithçka ndryshon dhe kjo është e vërteta.
Jeta mund të jetë e vështirë dhe e padrejtë. Mund të jetë mizore dhe shteruese, por, kjo nuk është e përhershme.
Jetojmë në një botë me ndryshime të shpejta dhe ne ndryshojmë bashkë me të. Pamja, mosha, ndjenjat, mendimet, qëndrimet dhe veprimet tona.
Por, a e dini se çfarë nuk ndryshon kurrë?
Ne kurrë nuk ndryshojmë nga brenda. Në esencën tonë, ne jemi gjithmonë të njëjtë, gjithnjë duke u përpjekur të jetojmë përmes gjithçkaje që jeta hedh në rrugën tonë.
Ndaj, kjo është prova se ti do ta rifitosh veten tënde. Ti do të ndihesh si më parë sërish.
A të kujtohet si ndiheshe kur ishe fëmijë? A të kujtohen kujtimet dhe reagimet që kishe? Epo, ato janë ende aty. Është vetëm se ti u rrite dhe e sheh botën me sytë e një personi të rritur.
Por, ne të gjithë e kemi atë shpirt fëminor në vetvete. Ne thjesht tentojmë ta shtypim atë, sepse për një të rritur, ato kujtime dhe ndjenja nuk kanë kuptim.
Kështu që, shiko thellë brenda shpirtit tënd dhe gjej veten tënde fëmijë. Ti do të shohësh se nuk e ke humbur veten!
E di që është e vështirë për ty tani, por mbaj mend se kjo është vetëm një fazë. Ky është vetëm një kapitull, jo gjithë historia jote!
Me dashuri,
Dikush që e di se si ndihesh / Shkolla e Suksesit