• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nga dëshmia e Bashës në prokurori te propozimi i Metës për ballafaqim me vota mes palëve, VOA analizon situatën politike

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Nga dëshmia e Bashës në prokurori te propozimi i Metës për ballafaqim me vota mes palëve, VOA analizon situatën politike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zoti Basha ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjeve të dhunshme dhe përgjegjësitë për secilin person pjesëmarrës dhe protagonist.

Në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dha sot dëshmitë e tij në prokurori, ku po vazhdojnë hetimet për ngjarjet e dhunshme të fundjavës. Zoti Basha tha se më 8 janar u shmang gjakderdhja dhe e nxiti drejtësinë që të ndriçojë ngjarjet sa më parë. Po sot, Presidenti Ilir Meta deklaroi se, jo dhuna, por ballafaqimi me vota midis palëve në Partinë Demokratike është zgjidhja e problemit në partinë më të madhe opozitare. Një ditë më parë prokurorët morën në pyetje organizatorin e protestës, ish kryeministrin Sali Berisha. Dy drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike dhanë sot dëshmitë e tyre në prokurorinë e Tiranës për ngjarjet e dhunshme të fundjavës së kaluar pranë selisë qendrore të opoziztës.





Më herët sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi, dhe pastaj kryetari i Partisë Lulzim Basha, iu përgjigjën hetuesve për afro 2 orë secili rreth detajeve që ata dinin mbi ngjarjet e 8 janarit. Kryetari Basha tha para shtypit se “Partia Demokratike ishin në qendër të një sulmi barbar, ku për fat të mirë u shmang gjakderdhja, që y synua nga organizatorët e protestës”. Zoti Basha ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjeve të dhunshme dhe përgjegjësitë për secilin person pjesëmarrës dhe protagonist.

Ai tha se ish “kryeministri Sali Berisha nuk ia arriti dot të imponohej me anë të dhunës, sepse u braktis nga demokratët”. “8 janari është një tjetër ndarje me të kaluarën dhe me tranzicionin e pafund, ku e mbajtën peng vendin një pakicë politikanësh për qëllime personale”, tha zoti Basha. Presidenti Ilir Meta deklaroi sot para shtypit se “përdorimi i forcës si ndaj dyerve e dritareve ashtu edhe ndaj protestuesve dhe qytetarëve, është i papranueshëm dhe i dënueshëm”.

Zoti Meta publikoi disa mesazhe me deputetin Belind Këlliçi, përkrahës i ish kryeministrit Berisha, përmes të cilit presidenti ishte përpjekur drejtpërdrejt të ndikonte ndaj protestuesve për të shmangur aktet e dhunës. Zoti Meta dënoi dhunën, sipas tij, të ushtruar nga të dyja anët, të cilën e ilustroi me foto të zmadhuara nga protesta.

“Mjetet fizike dhe policeske nuk mund të jenë zgjidhje për asnjërën palë, por vetëm ballafaqimi politik përmes votës së lirë”, – tha ai, ndërsa theksoi se “ngjarjet u shkaktuan prej refuzimit për t’u ballafaquar me votë të lirë dhe mjete demokratike mes dy palëve në PD”.

Ndërkohë Partia Demokratike reagoi ndaj komenteve të zotit Meta, i cili sipas deklaratës së opozitës, nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të saj.

PD theksoi se ndërhyrja e sotme e presidentit vërtetoi praninë trekëndëshit të Bermudës Berisha – Rama – Meta.

“Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale” – deklaroi Partia Demokratike.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Escobar u bëri thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht çdo person që është i përfshirë në dhunë politike.

Prokuroria e Tiranës mori dje në pyetje organizatorin e protestës së 8 janarit, ish kryeministrin Sali Berisha, mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike. Zoti Berisha iu përgjigj për më shumë se dy orë prokurorëve të kryeqytetit, të cilët po hetojnë dhunën, që shpërtheu gjatë protestës së organizuar prej tij fundjavvën e kaluar në selinë e Partisë Demokratike.

Prokuroria nisi menjëherë hetimet mbrëmjen e 8 jananrit, duke shoqëruar dhe proceduar disa dhjetëra persona nga të dy krahët.

Protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha përfundoi me një sulm të dhunshëm ndaj selisë së kësaj partie, ku dyer e dritare u thyen e shkatërruan e po ashtu dhe mjediset e brendshme.

Ndërsa për përkrahësit e zotit Basha ka dyshime për shkeljen e rregullave për lëndët plasëse dhe shpërthyese, gjatë përpjekjeve për të sprapsur protestuesist që kërkonin të hynin në godinë. Protesta e së shtunës kishte si objektiv marrjen nën kontroll të selisë së Partisë demokratike nga ana e zotit Berisha dhe mbështetësve të tij. Dhuna u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë./VOA

Pas

Avioni ulet në Rinas/ Erdogan mbërrin të hënën në Tiranë, zbardhet axhenda e presidentit turk

Para

Përfshihet nga flakët një bujtinë në fshatin Reç në Shkodër

Para
Përfshihet nga flakët një bujtinë në fshatin Reç në Shkodër

Përfshihet nga flakët një bujtinë në fshatin Reç në Shkodër

Të Gjitha

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

nga Fast News
08:00 | 06/08/2025
0

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

nga Fast News
17:46 | 05/08/2025
0

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi – Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi – Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve

nga Fast News
17:33 | 05/08/2025
0

Frika nga gjobat, mbi 90% e bizneseve dorëzojnë në kohë bilancet

Frika nga gjobat, mbi 90% e bizneseve dorëzojnë në kohë bilancet

nga Fast News
17:14 | 05/08/2025
0

Recent News

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

08:00 | 06/08/2025
Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

17:46 | 05/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar