• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Në pranga 18 shqiptarë/ Shkatërrohen 4 grupe kri minale

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Në pranga 18 shqiptarë/ Shkatërrohen 4 grupe kri minale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në bashkëpunim me autoritetet greke dhe ato italiane, SPAK ka zhvilluar një operacion me qëllim ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal për disa persona, të cilët kontrabandonin emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, duke përfituar nga 5-10 mijë euro për person.

Deri më tani në pranga kanë përfunduar 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, ndërsa vijon aksioni për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Rezulton se, nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1 120 emigrantëve.

Njoftimi i SPAK për aksionin:
Autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit shqiptare, italiane dhe greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shqipëri; Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Lecces, Itali; si dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Apelit Athinë, Greqi, me koordimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL, kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion të përbashkët për ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal të miratuar lidhur me hetimet e zhvilluara në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në tri shtetet pjesë të skuadrës dhe në disa shtete të tjera.

Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjestarët e 4 (katër) grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së.

Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1 120 emigrantëve.

Nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese janë dokumentuar 7 (shtatë) episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin për caktim masash sigurimi të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është urdhëruar arrestimi i 25 personave, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq).

Hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) kanë konfirmuar dhe një herë faktin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të shteteve të ndryshme mund të garantojë sukses dhe efektivitet në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në këtë kontekst theksojmë gjithashtu kontributin dhe ndihmën e dhënë në hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) nga shërbimet e Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë Tiranë të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, si dhe nga Projekti i Bashkimit Europian “Countering Serious Crime in the Ëestern Balkans – CSCËB IPA 2019”.

Pas

Meta fton partitë për konsultim për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Para

Kapllanaj-Berishës: Plak i padëshiruar, telefonon 10 njerëz për antimitingje

Para
Kapllanaj-Berishës: Plak i padëshiruar, telefonon 10 njerëz për antimitingje

Kapllanaj-Berishës: Plak i padëshiruar, telefonon 10 njerëz për antimitingje

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Recent News

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar