• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i naz istëve në pyjet e Amazonës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i naz istëve në pyjet e Amazonës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nga Pietro Emanueli

Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të gjithë popujt e tjerë. Siç dihet ky konceptim, do të kishte si rezultat fatal gjenocidin: Holokaustin e atyre popujve të konsideruar si armiq dhe ndotës të pastërtisë së “Herrenrasse”, racës Ariane.

I njëjti koncept, edhe pse disi më i zbutur nga ezoterizmi, okultizmi dhe misticizmi, do t’i çonte njerëzit e Rajhut të Tretë në cepat më të largët të botës në kërkim të hamajlive, objekteve të shenjta, objekteve të mrekullueshme dhe vendeve legjendare.

Sepse edhe para se të ishte një politikë, nazizmi ishte një fe. Një fe e zhytur në mesianizëm dhe në një dhunë purifikuese. Të shkruash dhe flasësh mbi aspektin misterioze të nazizmit është shumë e rëndësishme -madje thelbësore – sepse vetëm duke analizuar atë që ndodhi prapa skenave të Rajhstagut, mund të kuptosh plotësisht qartësinë e sipërmarrjeve në dukje të çuditshme të Ahnenerbe.

Qëllimet e ekspeditave të tilla si kërkimi i Graalit të Shenjtë dhe Atlantidës mitologjike, ekspedita në Tibet, dhe një mision misterioz në Amazonë, nuk janë sqaruar asnjëherë. Arsyet e ekspeditës naziste në Amazonë, ose siç u njoh në mesin e viteve 1930 “ekspedita e Rio Jari”, nuk mund të kuptohen pa një kthim pas në të kaluarën e më shumë se një shekulli më herët.

Sepse kurioziteti gjerman mbi misteret, popullatat dhe thesaret e humbura të Amazonës lindi që në vitin 1821, kur u botua libri“Udhëtim në Brazil” me autor Princin Maksimilian i Vid-Nojvidit. Ai libër ishte rrëfimi i një ekspedite pioniere në zemër të pyllit gjigant të Amazonës, i udhëhequr nga vetë Princi Maksimilian, i kryer midis viteve 1815-817, qëi dha mundësinë të kontaktonte me një nga fiset më pak të njohura të njeriut perëndimor:Botokudos.

Ky fis rrethohet ende sot nga një mister magjepsës, pasi ndodhet në zonat më të largëta të Minas Gerais, dhe sepse është krejtësisht i pastër, i virgjër, dhe po ashtu qe i aftë t’u rezistojë të gjitha përpjekjeve për asimilim nga ana e portugezëve. Botokudot ishin të egër në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe luftëtarë të njohur për dhunën e ndaj të huajve.

Gjithsesi, në një farë mënyre, princi arriti të bëhej njëri prej tyre, duke rrëfyer në libër se jetoi 2vjet në shoqërinë e tyre. Libri i Maksimilianit do të ndizte më vonë imagjinatën kolektive gjermane. Dekada më vonë, falë marrëdhënieve të përzemërta midis Brazilit dhe Gjermanisë Naziste, gjermanët do të riktheheshin me një ekspeditë të re në mushkëritë e gjelbra të planetit tonë.

Nazistët e eksploruan Amazonën në vitet 1935-1937. I konceptuar publikisht si një mision për investigimin e lidhjeve midis racës së humbur ariane dhe para-qytetërimeve kolumbiane, ai iu besua një eksploruesi të ri dhe premtues:Oto Shulc-Kampfhenkel.

I lindur në vitin 1910, 25-vjeçari kishte tërhequr vëmendjen e organizatës “Ahnenerbe” për shkak të një udhëtimi që kishte kryer i vetëm në Liberi të dokumentuar në një libër, që u vlerësua shumë nga gjeografët, antropologët dhe zoologët gjermanë.

Hajrih Himleri donte të vidhte sekretet e fiseve të humbura, të pa “ndotura” nga njeriu evropian. Ai mendonte të gjente ndoshta gjurmë të El Dorados mitike, dhe Shulc-Kampfhenkel zotëronte gjithçka që i nevojitej Rajhut të Tretë:gjenialitet, idealizëm, shkathtësi dhe shpirtin e aventurës.

Pasi morën miratimin e presidentit brazilian Getulio Vargas, studiuesit nazistë u nisën për në Brazil në shtator të vitit 1935. Pritshmëritë ishin shumë të mëdha, prandaj misioni u mbështet nga sponsorë të ndryshëm:qeveria braziliane, Ministria gjermane e Propagandës, Shoqëria Kajzer Vilhelm për Përparimin e Shkencave dhe Muzeu Kombëtar i Brazilit.

Shulc-Kampfhenkel, u vendos në qendër të vëmendjes së shtypit botëror. Ekspedita ngriti në nëntor 1935 kampin e saj bazë në Santo Antonio da Kaçoeira, afër Gujanës Franceze, për të kaluar më pas në Rio Jari. Të ndihmuar nga një vendas i komunietit etnik Arapai, i mbiquajtur Uinetu nga nazistët, studiuesit arritën të kalonin kufirin në Guajanën Franceze dhe të banonin përkohësisht në një fshat Aparai.

Përgjatë dy vjetëve, pra deri në vitin 1937, eksploruesit gjermanë bënë zbulime të bujshme, përfshirë zbulimin e grupimeve etnike Uajana dhe Uajapi, që deri atëherë besohej se ishin zhdukur, dokumentuan rite dhe tradita të fiseve të ndryshme, si dhe grumbulluan artefakte të dobishme për avancimin e kërkimeve etno-antropologjike dhe zoogjeografike.

Por në vitin 1937, Shulc-Kampfhenkel u detyrua ta ndërpriste punën, duke i urdhëruar kolegët e tij të ktheheshin me shpejtësi në kampin bazë, për shkak të përhapjes së malaries dhe sëmundjeve të tjera tropikale midis anëtarëve të ekspeditës. Ai vetë ra viktimë e epidemisë, duke vuajtur nga një formë e rëndë e difterisë.

Të lodhur, të sëmurë dhe të demoralizuar – një anëtar i ekipit vdiq rrugës – njerëzit e stafit të Shulc-Kampfhenkel u rikthyen në Gjermani në maj me qindra orë filmime dhe mijëra gjetje zoologjike – disa prej të cilave janë ende të ekspozuara sot në Muzeun e Historisë Natyrore në Berlin – dhe artefakte vendase.

Aventurat e nazistëve në Amazonë i dhanë famë dhe pasuri Shulc-Kampfhenkel, filmimet e të cilit u bënë një film artistik 90-minutësh prodhuar nga kompania “UFA” ndërsa kujtimet e tij u bënë një libër bestseller në vitin 1938. / “Il Giornale” – Bota.al

Pas

“SPAK të veprojë menjëherë” Rama thirrje urgjente institucioneve për Gërdecin dhe 21 janarin

Para

“Ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër” Meta shmangu pyetjen për 21 janarin, Rama e ironizon keq

Para
“Ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër” Meta shmangu pyetjen për 21 janarin, Rama e ironizon keq

“Ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër” Meta shmangu pyetjen për 21 janarin, Rama e ironizon keq

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar