Beatrix Ramosaj është një nga banoret më të komentuara të shtëpisë së Big Brother që nga lidhja e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj, pasi ky i fundit kishte lënë të paqartë situatën e tij me ish-të dashurën Bora Zemani. Nëna e këngëtares ka qenë mbështetëse ndaj dashurisë që ajo po jeton në shtëpinë e Big Brother, duke reaguar shpesh në rrjetet sociale.
Së fundmi në një story ku ajo ka postuar disa komente të bëra nga fansat në Instagram, ajo që është vënë re është moscensurimi i një komenti që flet për moderatoren Bora Zemani.
Në postimin në llogarinë e saj të “Instagram”, shihet një sreenshot i një komenti përgëzues për të dhe familjen e saj. Në foton e publikuar në story, Antigone Ramosaj ka shkruar: “Faleminderit nga zemra” Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendjen e të gjithëve, ka qenë fraza kushtuar ish-të dashurës së Donald Veshajt, Bora Zemanit.
“Bora Zemani duhet ta bëj bashkë me të birin e babanë e jo të vrapojë pas meshkujve të tjerë”, shkruhet ndër të tjera në koment. Vendosja e moscensurimit të këtij fragmenti ka sjellë dyshime dhe tashethemë në rrjet në lidhje me qëndrimin e Antigone Ramosaj ndaj moderatores.
Komenti i plotë:
“Nuk e njoh Borën, vetëm se lexova një mesazh të një zonje nga Shqipëria që ia kishte shkruar kështu: Bora Zemani duhet të bëjë bashkë të birin me babain e jo të vrapojë pas meshkujve të tjerë. 4 kampionat mga Kosova e bukur aty po e drishin Shqipërinë me sukseset e tyre.. Krenarë të gjithë shqiptarët me sukseset e tyre kudo në botë. “