• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ka injoruar këtë detyrim” PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun Erion Veliaj

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ka injoruar këtë detyrim” PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun Erion Veliaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucion.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

Në kallëzim evidentohet se Bashkia Tiranë si autoritet kontraktor ka kualifikuar dhe shpallur fitues në tenderat e rindërtimit në lagjen 5 Maj në Tiranë, me vlerë më shumë se 10 milion euro, kompaninë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.

Pronari i kompanisë është një person i dënuar për trafik droge në Itali dhe Spanjë, zotërues i shoqërisë Alesio 2014 sh.p.k. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës dhe për këtë rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg.

“Sipas ligjit për prokurimet publike autoriteti kontraktor ka detyrimin për të skualifikuar një operator ekonomik, kur anëtari i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak i kompanisë është i dënuar për organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe i veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e tij si titullar i autoritetit kontraktor, duke shpërdoruar detyrën dhe duke shkelur ligjin e prokurimeve publike, ka injoruar këtë detyrim, duke konsumuar veprat penale të sipërcituara”- thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Gjithashtu në kallëzim kërkohet nga SPAK që të kryhet një hetim i plotë dhe i gjithëanshëm për aferën e projektit zhvillimor në njësitë administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, dhe paraqitjen e kërkesës në gjykatë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj projektit, sipas nenit 274 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, për të pezulluar këtë projekt deri në përfundim të hetimeve.

Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi Sali Berishën se po shpif ndaj demokratëve për të mbuluar skandalin e ndërtimit në lagjen 5 maji nga një trafikant droge i lidhur me familjarë të tij dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

"Person me rokorde të rënda kriminale"/ PD kallëzon

Pas

Ja si ndikojnë mbi sjelljen tonë forcat gravitacionale të Diellit dhe Hënës

Para

“U hodhën pronarëve spraj në fytyrë” Çifti i bashkëshortëve tentojnë të vjedhin një argjendari, policia jep informacion

Para
“U hodhën pronarëve spraj në fytyrë” Çifti i bashkëshortëve tentojnë të vjedhin një argjendari, policia jep informacion

“U hodhën pronarëve spraj në fytyrë” Çifti i bashkëshortëve tentojnë të vjedhin një argjendari, policia jep informacion

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Recent News

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

08:00 | 12/09/2025
Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar