Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ishte rastësi” Vizita e Erdoganit në ditën e përvjetorit të Skënderbeut, ja si e komenton Rama

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ishte rastësi” Vizita e Erdoganit në ditën e përvjetorit të Skënderbeut, ja si e komenton Rama
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan përkoi dje me 554 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në lidhje me këtë fakt u sulmua kryeministri Edi Rama për mikpritjen që i bëri Erdoganit pikërisht në ditën e shënuar.

Menjëherë pas mesazheve kritikuese në rradhën e opinionit publik, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

POSTIMI I PLOTE

Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me “pushtuesin” nga Ankaraja.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar e Shqipërisë e shqiptarëve, në më shumë se një rast dhe si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdogan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, në rrethimin e Armikut të Padukshëm?

Si mund të lidhen punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo ata që ndërtuan një spital të ri ultramodern në Fier, me luftën e pesë e kusur shekujve më parë?

Nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, “për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”. Por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut. Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie “inati ndaj vjehrrës”.

Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdogan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë; vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës.

Këto e të tjera marrëdhënie të këtij niveli, reflektojnë bindjen time se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”.  Po shokë ama, natyrisht!

Pas

“Do ju pastroj dhe s*mën unë tani” U dënuan për pisllëk në shtëpi, plas sherri mes banorëve të ‘BB VIP (VIDEO)

Para

“Po ziheshin disa çuna” Ndryshon dinamika e ngjarjes në Tiranë, biznesmeni bën një tjetër deklaratë

Para
“Po ziheshin disa çuna” Ndryshon dinamika e ngjarjes në Tiranë, biznesmeni bën një tjetër deklaratë

“Po ziheshin disa çuna” Ndryshon dinamika e ngjarjes në Tiranë, biznesmeni bën një tjetër deklaratë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

nga Fast News
11:13 | 16/03/2026
0

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

nga Fast News
11:00 | 16/03/2026
0

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

nga Fast News
10:17 | 16/03/2026
0

Recent News

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

12:16 | 16/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

11:13 | 16/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora