• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ish-deputetja nxjerr detajet/ Humbën thellë në zgjedhjet e 25 prillit, LSI bën lëvizjen e rradhës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Ish-deputetja nxjerr detajet/ Humbën thellë në zgjedhjet e 25 prillit, LSI bën lëvizjen e rradhës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Lëvizja Socialiste për Integrim e cila pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e 25 prillit, ka prezantuar sot ekipin e Gjeneratës për Ndryshim.

Gjatë fjalës së saj, ish-deputetja Floida Kërpaçi ka theksuar se kjo lëvizje synon ridimensionimin dhe ristrukturimin e LSI.

FJALA E KËRPAÇIT
Përshëndetje te gjithë qytetareve që po ndjekin zhvillimet e kësaj tryeze, ne këto momente shume te rëndësishme per zhvillimet ne vendin tone.
Cili është hapi i radhës?

Këtë pyetje e kam dëgjuar shumë shpesh këto muaj pas 25 Prillit 2021. Që nga qytetarët e zakonshëm, tek familjarët, tek kolegë dhe deputetë të partive të tjera. Dhe ndryshe nga herët e tjera, sa herë që dikush të pyet, si unë ashtu besoj edhe ju e keni ndjerë vetën të ngarkuar me një përgjegjësi për të gjithë ata mbështetës të ofertës tonë në zgjedhjet e fundit.
Pak muaj më parë, disa prej nesh filluam të diskutojmë mbi këtë pyetje…mbi hapin tjetër dhe mi shumë çështje që na shqetësojnë ne, por edhe një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI.

Si përshembull;

Ne e shohim shqetësues pozicionimin që ka marrë partia në shumë raste, pasi më shumë vëmendje është përqendruar në luftën e politikës së ditës, në vend të luftës për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.

Kemi vërejtur me shqetësim, se perceptimi publik për partinë, nuk përputhet me realitetin brenda forcës tonë politike por as edhe me vizionin që ne si gjeneratë e re kemi.
Po e njëtja gjë vlen për faktin se LSI e ka lejuar veten të bjerë në kurthin e medias: Kurthi që media ofron mbulim mediatik kur LSI përfshihet në Sulme politike, duke censuruar momentet kur eksponentët e partisë flasin për problemet reale që ndikojnë jetët e qytetarëve.

Dhe hapi jonë tjetër, vendosëm që të ishte themelimi i GEN: Ekipit të Gjeneratës për Ndryshim.
Ekipi i Gjeneratës për Ndryshim, themeluar fillimisht me të gjithë kandidatët e LSI në zgjedhjet e fundit, të moshës më të vogël se 35 vjeç, synon një marrëdhënie më serioze angazhimi me partinë, për të pasur më shumë fuqi në drejtimin e partisë, teksa hartojmë programe dhe politika që ne si gjeneratë e re mendojmë se do ti sjellin përfitime reale të gjithë shqiptarëve.
Cili është qëllimi i Tem GEN?

Ekipi GEN ka qëllim ridimensionin e partisë, për ta ristrukturuar këtë forcë politike me vizionin e gjeneratës së re. Duke synuar një hapje reale dhe cilësore të partisë kundrejt të gjithë profesionistëve të rinj, GEN synon realizojë një ambient kohezioni ku eksperienca më e mirë e të vjetrës të mund të ndërlidhet me energjinë, pasionin dhe profesionalizmin e gjeneratës së re.
Ky ekip do të hartojë një set parimesh prej të cilave do ti shërbejë dhe ta udhëzojë partinë në të gjitha vendimarrjet e ardhshme: Qofshin ato për propozimin e politikave të caktuara; për përcaktimin e aleancave politike; apo për vendime të rëndësishme se si të qeverisim qytetet dhe shtetin tonë. Të gjitha vendimet tona do të bazohen dhe do të zbatojnë këtë set parimesh udhëzuese – kjo do të jetë një përcaktim i qartë i ideologjisë së LSI’së, në mënyrë që mbështetësit tanë, kundërshtarët tanë, si dhe i gjithë publiku shqiptar të dijë se ku dhe pse ne e marrim një pozicion.
Dhe ky do të Jetë vetëm një nga hapat e tjerë. Ekipi GEN do të jetë fytyra dhe zëri i partisë. Do të punojnë pranë komuniteteve tona, do të ndërtojnë platformat tona politike, do të Jenë prezent në çdo hapësire mediatike.
Ekipi GEN do të jetë jo vetëm fytyra dhe zëri për LSI, por edhe fytyra dhe zëri për të gjitha ata që ndihen të braktisur, të lënë pasdore, për të gjithë ata që mendojnë se një jetë më e mirë mund të gjendet jashtë vendit sesa këtu në Shqipëri.
Ekipi GEN do të arrijë më në fund që të kemi një alternativë të vërtetë që fokusohet tek njerëzit dhe jo tek interesat personale.

Pas

Tentuan të vidhnin argjendarinë në Shkodër me anti-djersë, merret vendimi për çiftin

Para

Nuk përmbahen fare/ Moderatori shqiptar puth në buzë të ftuarën në mes të emisionit (VIDEO)

Para
Nuk përmbahen fare/ Moderatori shqiptar puth në buzë të ftuarën në mes të emisionit (VIDEO)

Nuk përmbahen fare/ Moderatori shqiptar puth në buzë të ftuarën në mes të emisionit (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar