Mbrëmjen e kësaj të diele, i është bërë një atentat, Gentian Bejtjas, i cili ishte duke udhëtuar së bashku me mikun e tij, Klodian Stafuka. Bejtja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai i shpëtoi një antenati në vitin 2016, ku makinës së tij, iu vendos një minë.
Mina ishte vendosur në automjetin e Bejtjes tip “Tuareg” dhe shpërtheu pak çaste pasi ai doli nga shtëpia. Bejtja, ka qenë në të kaluarën ish-gardian burgu, e disa herë ka qenë i arrestuar nga policia.
Ngjarja e ndodhur në 19 shtator 2016:
Ngjarja ka ndodhur në orën 09 e 30 të mëngjesit në afërsi të banesës së Bejtes prind I dy fëmijëve. vetëm pak caste nga ndezja dhe nisja e mjetit fuoristrade tip “Touareg” me targa AA 020 BH.ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi një sasi e vogël lënde eksplozive i ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit, në afërsi të derës së shoferit. Si rezultat I shpërthimit Bejtja ka mbetur I plagisur lehtë dhe hstë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, pa plagë serioze.
Hetimet:
Hetuesit të cilët e kanë marrë në pyetje dhjetëra herë Bejten , për shumë çështje të tjera, edhe këtë radhë nuk kanë marrë informacion të vlefshëm nga 35-vjecari, në lidhje me konflikte të mundshme me persona të tjerë. “ Nuk kam konflikte me njeri, as nuk kam patur, nuk e di kush mund ta ketë bërë. Gjejeni ju autorin, “ mësohet se I ka thënë hetuesve 35-vjecari nga spitali I Traumës në Tiranë ku gjendjet nën kujdesin e mjekëve.
Hetuesit kanë shoqëruar mbi 20 persona gjatë ditës së sotme kryesisht të afërm e miq të 35 vjecarit, por edhe persona me precedent penalë , për të zbuluar identitetin e autorëve. Hetuesit janë treguar shumë të matur në lidhje me këtë ngjarje , për vetë faktin se miku I Bejtes Enver Stafuka është zhdukur pa asnjë gjurmë prej 8 shkurtit të 2015. Burimet bëjnë me dije se shkak I atentatit, ëhstë e kaluara e tij kriminale. “ Nuk mund të dimë nëse ishte paralajmërim apo tritoli u vu për ta vrarë, por ku ishte një kërcënim serioz përjetën e 35 vjecarit” pohojnë burimet.
Gentian Bejtja ishte një prej të shoqëruarve të shumtë nga policia e Krujës pasi u gjetën 800 gram tritol në makinës BMV X5 të Durim Bamit, “ vrasësit” të Tom Doshit, akuza këto të pa vëetetura nga Prokuroria.
Hetuesit kanë hapur edhe një herë dosjet, për të bërë të mundur lidhjen e faktreve. Mësohet se Enver Stafuka dhe Durim Bami kanë qënë disa muaj nën përgjim për vrasjen e bankierit Artan Santo. Sipas Hetuesve po punohet në disa pista për të identifikuar autorët e ësaj ngjarjje, por duket se atentati I sotëm I rrënjët më të thella, në ngjarjet e veiteve të shkuar.
Enver Stafuka dhe Gentian Bejtja:
3 ditë pas vrasjes së krukomisarit Lamaj ë 27 shkurt 2013, është arrestuar Getian Bejtja. Enver Stafuka u arrestua në 29 MAj të 2013, tre muaj më pas për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Stafuka u akuzua se ka qenë bashkëpunëtor me 32 vjecarin Gentjan Bejten , ish gardianin e burgut të Fushë Krujës që u akuzua si grabitësi kryesor ndërsa Stafuka si bashkëpunëtori i tij. Sipas organit të akuzës dy banorët e fshtatit Larushk, komshinj me njëri tjetrin e kanë grabitur automjetin në pronësi të një doganieri, tip BMV me targa Dr 19 44 F ngjyrë gri, e më pas ja kanë dhënë personave të panjohur, që kryen atentatin ndaj shefit të policisë. Automjeti pas vrasjes së Komisarit u gjet I djegur në Domje.
Por akuza nuk u provua as gjykata e Krimeve të Rënda e cila ja delegoi çështjen Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës.
Kjo gjykatë në 13 Nëntor 2013, I shpalli të pafajshëm dhe I liroi nga akuzat e nga burgu dy personat e dyshuar Stafukën dhe Bejtjen.
Gjatë seancës, u paraqitën edhe pamjet nga kaseta ku nga prokuroria pretendohet se ka sekuenca ku shfaqej autorësia e vjedhjes. Pas këtyre provave, trupi gjykues për mungesë provash, ka vendosur që të shpallë të pafajshëm Gentian Bejtajn Enver Stafukën.BW