• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Historia e rrëmujshme e kalendarit që përdorim ende sot

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Historia e rrëmujshme e kalendarit që përdorim ende sot
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Edhe pse është diçka që synon të vendosë rregull në jetën sonë, historia e kalendari të sotëm perëndimor ka një historitë rrëmujshme. Kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak të vështirësisë së bashkërendimit të orbitave të trupave qiellorë me ciklet e ditës dhe të natës, dhe kalimin e stinëve këtu në Tokë.

Viti i matur me orbitën e Tokës rreth Diellit është afërsisht 365,2422 ditë. Edhe Hëna nuk është një “adhuruese” e numrave të plotë. Në harkun kohor të një viti, ka rreth 12,3683 muaj hënorë. Shoqëritë njerëzore, janë përpjekur tradicionalisht që të njëjtat stinë të rreshtohen me të njëjtët muaj.

Për shembull kalendarët e lashtë të Mesopotamisë, bashkërendonin muajt dhe stinët duke shtuar herë pas here muaj, një proces ky i quajtur ndërthurje. Por në disa sisteme hënore, muajt mund të zhvendosen nëpër stinë. I tillë është rasti i kalendarit islamik Hixhri.

Kalendari diellor i Romës së lashtë, krijon kalendarin tonë modern perëndimor. Kalendari Julian, i quajtur kështu sipas reformave të Jul Çezarit gjatë viteve 46-45 Para Erës Sonë, e përafroi vitin diellor në 365,25 ditë dhe futi një ditë shtesë çdo katër vjet. Por edhe ai rregullim la jashtë llogaritjes 11 minuta.

Po ashtu Kalendari Julian na la një trashëgimi, ku muajt zhvendosen në pozicione të çuditshme. Për shembull muaji ynë i 11-të, nëntori, rrjedh nga latinishtja për numrin 9, si rezultat i zhvendosjes së fillimit të vitit nga marsi në janar.

Muajt ​​dhe emrat e rinj u riorganizuan për t’u përshtatur me mekanizmat e pushtetit. Për shembull, gushti është emërtuar kështu për ndër të perandorit romak August. Siç është shprehur historiani i famshëm australian Kristofer Klark:”Ashtu si graviteti e përkul dritën, edhe pushteti e përkul kohën”.

Ndërsa perandoria romake u zhvendos në botën që sot e quajmë Mesjetë, fuqia që e përkuli më me sukses kohën ishte ajo e Kishës. Por ashtu si në të tashmen, Kisha përbëhej nga një shumëllojshmëri fuqish të ndërthurura me dallime lokale dhe rajonale, dhe me një sërë identitetesh dhe përplasjesh të brendshme.

Për shembull, fillimi i vitit mund të ndryshonte shumë në shoqëritë mesjetare. Ndonjëherë ishte 25 marsi, dita që përkujtonte shfaqjen e engjëllit Gabriel tek Maria. Herë të tjera ishte 25 dhjetori, që pranohej gjerësisht si ditëlindja e Jezusit.

Ndonjëherë, fillimi i vitit ishte data e lëvizshme e Pashkëve, duke bërë që vitet të ndryshonin në gjatësinë e tyre. Pikërisht në këtë periudhë 11 minutat shtesë sollën një ndryshim gradual. Stinët nisën të zhvendoseshin pak nga pak, dhe kjo do të sillte pasoja të rëndësishme për llogaritjen e kohës në botën e krishterë.

Data e të dielës së Pashkëve (një tjetër pikë grindjeje), ishte caktuar duke ndjekur Ekuinoksin e Pranverës Veriore, një simbol natyror i dritës që pushton errësirën. Por ndërsa kjo traditë nisi të zbehej, filloi të shfaqej një dallim midis një Pashke “të ligjshme” – ajo e dekretuar nga kalendari – dhe një Ekuinoksi “natyror”, pra Ekuinoksit që mund të vëzhgohej.

Kur hendeku midis të dyjave u zgjerua, shkencëtarët dhe teologët (shpesh të njëjtët njerëz) debatuan mbi propozimet për të reformuar kalendarin. A duhet të hiqeshin një numër ditësh nga viti vetëm një herë, për të riorganizuar kohën ligjore dhe të vëzhgueshme? Nëse po, sa? Kush duhet të jetë përgjegjës për ndryshimin?

Debatet u shtuan në shekullin XIV, me një numër propozimesh për reformimin e kalendarit, të cilat dështuan në testin e kohës apo të mbështetjes politike nga sundimtarët në mbarë Evropën. Një propozim i tillë u zbulua kohët e fundit, i fshehur brenda një libri të shtypur në Bibliotekën Universitare në Kembrixh.

Ai është shkruar në vitin 1488 nga teologu i Universitetit të Luvenit, Peter de Rivo, që sugjeroi heqjen e 10 ditëve nga kalendari. De Rivo mendonte se një festë e njohur si Jubile, ku turma pelegrinësh udhëtonin nga e gjithë Evropa drejt Romës, do të ishte koha e përkryer për t’i bërë të njohur botës reformimin e kalendarit.

Propozimi nuk ishte i pari dhe as i fundit. Por përfundimisht ato 10 ditë u zhdukën, kur Papa Gregori e reformoi kalendarin në vitin 1582. Ky kalendar i ri, Kalendari Gregorian, kapërceu nga 4 tetori 1582 në 15 tetor 1582. Po ashtu ai bëri një përafrim më të mirë të gjatësisë natyrore të vitit, duke përdorur vitet e brishta në një cikël 400-vjeçar.

Reforma e vitit 1582 ndodhi në një botë të përçarë nga ndarjet fetare, disa të vjetra, dhe disa të reja. Anglia protestante nuk i miratoi ndryshimet deri në shekullin XVIII-të. Shumë komunitete të krishtera ortodokse vazhduan të përdornin Kalendarin Julian, me rishikimet e mëvonshme të këtij kalendari, që ishin të diskutueshme dhe provokuan përçarje të mëtejshme.

Kalendari na ndihmon pasi na jep një lloj “harte” të revolucioneve në ndryshim të stinëve, formës së jetës sonë dhe harqeve më të mëdha të historisë. Por a mund të kemi diçka më të mirë sesa Kalendari Gregorian? Kjo pyetje u bë shumë shpesh në shekullin XVIII-të nga të ashtuquajturit mendimtarë të ndritur, dhe ishte në rendin e ditës gjatë Revolucionit Francez.

Në vitin 1793, qeveria revolucionare e rregulloi muajin në 30 ditë standarde (secila me 3 javë me nga 10 ditë), duke lënë 5-6 të pandara në vit, dhe duke u dhënë punëtorëve vetëm 3 ditë pushim çdo muaj. Fillimi i vitit u zhvendos në Ekuinoksin e vjeshtës, pasi barazia e dritës dhe errësirës ishte një simbol i idealeve të republikës së re. / The Conversation – Bota.al

Pas

Mërkuri në prapavijë: Sa do të zgjasë dhe çfarë të prisni prej tij

Para

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të riun me biçikletë

Para
Rra hin rojën e karburantit në Bulqizë/ Marrin edhe kamerat e sigurisë

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të riun me biçikletë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar