Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër ka rënë pre e grabitësve. Persona ende të paidentifikuar, janë futur gjatë natës duke shkatërruar keq derën kryesore. Mësohet se kjo është hera e tretë që kjo shkollë grabitet.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë hyrë në shkollë. Për shkak të hetimeve, mësimi në këtë institucion arsimor është pezulluar.
Paraprakisht, bëhet e ditur se autorët kanë shkatërruar bazën materiale të shkollës “Naim Frashëri”. Deri më tani nuk ka raportime për sende të tjera të vjedhura.