• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Fauci tregon 5 fazat e pandemisë! Ja në cilën ndodhet bota me CO*ID-19

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Fauci tregon 5 fazat e pandemisë! Ja në cilën ndodhet bota me CO*ID-19
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Epidemiologu kryesor amerikan, Anthony Fauci dhe këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden vlerëson se një pandemi kalon nëpër 5 faza dhe se bota ndodhet vetëm në fazën e parë të pandemisë së COVID.

Faza e parë e pandemisë, ose “pandemia e vërtetë”, sipas Fauci-t, është një periudhë në të cilën “e gjithë bota ndikohet shumë negativisht, sikurse për momentin,” tha ai në një konferencë të Forumit Ekonomik Botëror.

Faza e parë pasohet nga ngadalësimi dhe konkretisht ngadalësimi i numrit të rasteve pozitive. Në shumë vende ku mbizotëron mutacioni Omicron, shpërthimi i rasteve u pasua me depërshkallëzimin. Në Afrikën e Jugut, vala e katërt e pandemisë Omicron zgjati vetëm tre javë gjithsej, ndërsa në Britani shtrimet në spital kanë filluar tashmë të bien, pas një muaji.

Faza tjetër është kontrolli ose ajo që disa e quajnë endemi. Kjo do të thotë që COVID-19 do të integrohet në gamën e gjerë të sëmundjeve infektive që përjetojmë zakonisht, si gripi apo ftohja e zakonshme.

“Kontrolli do të thotë se virusi është i pranishëm, por në një nivel që nuk shqetëson shoqërinë,” tha Fauci, i cili shpreson se kjo do të ndodhë. I pyetur nëse Covid-19 do të bëhej endemik në 2022, Fauci tha: “Nuk e dimë”.



Pas kontrollit vjen eliminimi. Sipas Fauci-t, eliminimi i një pandemie ndodh kur virusi është ende i pranishëm në botë, por është zhdukur nga rajone ose vende të caktuara. Fauci citon shembullin e poliomielitit , i cili është zhdukur nga shumë vende në glob. Njerëzit janë ende shumë larg arritjes së kësaj me COVID, thonë shkencëtarët.

Faza e fundit është çrrënjosja , por që është pothuajse e pamundur të arrihet.

Fauci vëren se lija ishte e vetmja sëmundje infektive njerëzore e çrrënjosur ndonjëherë, teksa për COVI u shpreh: “Kjo nuk do të ndodhë me këtë virus.”shqiptarja

Pas

Sherr në studio! Nxehet Gjekmarkaj: Deputet me votat e PD. Mediu: Mos e kthe personale

Para

A duhet të jeni shokë me dikë që ju e pëlqeni, por ai s’jua kthen pëlqimin?

Para
A duhet të jeni shokë me dikë që ju e pëlqeni, por ai s’jua kthen pëlqimin?

A duhet të jeni shokë me dikë që ju e pëlqeni, por ai s'jua kthen pëlqimin?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

nga Fast News
12:56 | 21/12/2025
0

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Recent News

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

12:56 | 21/12/2025
Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

12:30 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar