Ndahet nga jeta nw moshwn 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni. Për vite të tëra, Dom Gjergj Simoni vuajti në burgjet e komunizmit bashkë me një pjesë të konsiderueshme të martirëve. Nuk dihet ende nëse kleriku vuante nga ndonjë sëmundje.
Kleriku është autor i shumë botimeve teksa pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e Sigurimit të Shtetit. Pas më shumë se 30 vitesh nga lirimi i tij nga burgu, Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Simonit dosjen mbi dënimin e tij nga regjimi monist. Dom Gjergj Simoni në hetuesi por edhe në sallën e gjyqit tha në atë kohë me guxim se udhëheqja komuniste ishte tradhtare e kombit.
Në fillimin e viteve ’90 Dom Gjergj Simoni është nder meshtarët e pare që u shugurua nga Vatikani dhe filloi shërbesat në disa famulli.