Të dielën me 9 janar, serbët në Bosnjë kanë shënuar festën kombëtare të Republikës së tyre autonome, duke sfiduar ndalimin e përkujtimit të një gjykate të lartë dhe sanksionet amerikane të vendosura ndaj liderit të tyre Milorad Dodik këtë javë.
Gjatë marshimit nëpër rrugët e Bosnje dhe Hercegovinës, dhjetra serbë kanë kënduar këngë nacionaliste provokuese.
Sipas redaktorit të gazetës “politikanews”, Georgio Konstandi, kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë, përfshirë Prizrenin, Dubrovnikun, Cetinjen dhe Nevesinjen.
Pas publikimit në rrjetet sociale, pati dhjetra komente që thuhej që janë të njëjtat këngë që këndoheshin në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.
Në muajt e fundit, Dodik ka shprehur vazhdimisht shpresën se “miqtë e vërtetë” të serbëve – Rusia, Kina dhe kampionët e demokracisë joliberale brenda Bashkimit Evropian – do të shërbejnë si mburoja e tij kundër “tiranisë” së demokracive perëndimore.
Ndryshe, me 9 janar të vitit 1992, serbët e Bosnjës shpallën krijimin e shtetit të tyre në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo ndezi një luftë shkatërruese gati katërvjeçare, e cila çoi në vdekjen e rreth 100,000 njerëzve./Telegrafi/
Serb ethnic nationalists chant along to a popular Serbian song (still sung/applauded to on major Serbian talent shows). The song calls on Serbs to conquer Prizren (🇽🇰), Dubrovnik (🇭🇷), Cetinje (🇲🇪), Nevesinje (🇧🇦). A chilling cry that, as recently as the 1990s, preceded genocide. https://t.co/0DpzQfBO7I
— Georgio Konstandi (@georgiokon) January 9, 2022