Duke iu referuar nismës së kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit mjekësor në vendin tonë, gazetari investigativ Artan Hoxha ka theksuar se kjo iniciativë do të pasohet me një bum mbjelljeje të kësaj lënde narkotike.
Madje ai shkon deri aty sa parasikon edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas Hoxhës, kjo nuk është rastësi pasi kështu ka ndodhur dy herët e fundit sa herë është hedhur teza e legalizimit të kanabisit përkatësisht në vitin 2013 dhe vitin 2016, vit i cili u printe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
REAGIMI I PLOTE
Nje lajm “i mire” per narkotrafikun…
Ndersa degjoj kryeministrin te flase per legalizimin e kanabisit(sigurisht kanabis mjeksor, jo ky qe kultivojne çunat ne Shqiperi) kujtesa me ngacmon.
Mazhoranca qe qeveris vendin prej vitit 2013, deri tani ka folur dy here zyrtarisht per legalizimin e kanabisit.
Çuditerisht ne te dyja rastet, ka ndodhur kultivimi me masiv i kanabisit ne Shqiperi.
Madje “rastesisht”, po “fare rastesisht”, ka ndodhur qe te flitet per legalizim te brandit me te mire kombetar, “kanabis Made in Albania”, perpara fushates se mbjelljeve.
Ne te vertete, diskutimi publik per legalizimin e kanabisit nga qeveria, eshte marre si liçence shteterore per kultivim kanabisi nga narkotrafiku.
Dhe “koeçidenca” me e madhe, eshte fakti se ky kultivim masiv, ka ndodhur “rastesisht” ne vitin perpara zgjedhjeve parlamentare.
Pra, dy vitet me pjellore per kultivimin e kanabisit gjate dekades se fundit, kane qene ne vitet 2016 dhe 2020.
Nderkohe dy zgjedhjet e fundit parlamentare ne vend, kane qene ne vitet pasardhese, 2017 dhe 2021!!!!
Nisur nga historiku i deritanishem i narko-politikes dhe narko-kultures, pas diskutimit te fundit publik te inicuar nga kryeministri per legalizimin e kanabisit, i bie qe kete vit, do te kemi nje buum te trete mbjellje te kanabisit, dhe vitin tjeter nje pale zgjedhje te reja lokale shoqeruar ndoshta dhe me zgjedhje te parakohshme parlamentare…
Politikanet ne kete vend, genjejne.
Qeveria ne kete vend, genjen.
Media ne kete vend, ndoshta genjen.
Por lulezimi i plantacioneve me kanabis neper Shqiperi, gjithmone thote te verteten.
Nuk ka buum kanabisi pa zgjedhje parlamentare dhe nuk ka mandat qeverises pa kontrolluar buum-in e kanabisit…..
Ne video dhe foto:
1)-Plantacion me kultivarin e ri “Gorrilla” shtator 2021.
2)-Peisazh i ri, Shqiperia qendrore, shtator 2021.
3)-Plantacion me 50 sera kanabisi, qershor 2021, Arameras, Fushe Kruje…